E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrasja e vajzës së “trurit të Putin”, ish-deputeti rus merr përsipër përgjegjësinë: Nuk do jetë e fundit

Vrasja e vajzës së Alexander Dugin ka përgjegjës grupin e rezistencës kombëtare në Rusi. Ish-deputeti në Dumën ruse, Ulya Ponomarev ka deklaruar se aksioni u krye nga Ushtria Republikane Kombëtare duke paralajmëruar se ky është vetëm fillimi në rezistencën ndaj Vladimir Putin.

“Ky aksion, si shumë aksione të tjera partizane të kryera në territorin e Rusisë muajt e fundit, u krye nga Ushtria Republikane Kombëtare (NRA) Ky sulm hap një faqe të re në rezistencën ruse ndaj Putinizmit. E re, por jo e fundit”, tha Ponomarev.

Ponomarev ka paralajmëruar se do të kryejnë të tjera sulme me objektiva të profilit të lartë të lidhur me Kremlinin, duke përfshirë zyrtarë, oligarkë dhe anëtarë të agjencive ruse të sigurisë.

“Ne e shpallim Presidentin Putin një uzurpator të pushtetit dhe një kriminel lufte që ndryshoi Kushtetutën, nisi një luftë vëllavrasëse midis popujve sllavë dhe dërgoi ushtarët rusë në vdekje të sigurt dhe të pakuptimtë. Varfëria dhe arkivole për disa, pallatet për të tjerët, thelbi i politikës së tij. Ne besojmë se njerëzit e privuar nga e drejta kanë të drejtë të rebelohen kundër tiranëve. Putini do të rrëzohet dhe shkatërrohet nga ne!”, tha ai.

Darya Dugin, vajza e filozofit me ndikim ultra-nacionalist Alexander Dugin, bashkëpunëtor i ngushtë i Putin, u vra nga një makinë bombë në periferi të Moskës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›