Greqia njeh minoritetin sllavofon, por jo atë shqiptar

Çështja e botimit të Fjalorit Maqedonisht-greqisht të botuar para një viti dhe të promovuar në Athinë ka ndezur debate të mëdha në Greqi.
Debatet u ndezën edhe më shumë pas prezantimit të këtij fjalori në Kuvendin Evropian në qershor të këtij viti.
Nga presionet e mëdha ministri i Jashtëm i Greqisë Stavros Lambrinidhis reagoj zyrtarisht me shkresë se në Greqi nuk ekziston minoritet sllavomaqedonas, por vetëm një grup i vogël njerëzish në periferi të Follorinës të cilët flasin gjuhën greke dhe dialektin sllavë.
Greqia është i vetmi shtet Evropian që nuk njeh dhe respekton minoritetet e huaja edhe pse në këtë vend të BE jetojnë minoriteti shqiptar i njohur me marrëveshjen e Lozanës 1923, hebre, armen, bullgar, sllavë dhe turq, të cilët këta të fundit i njeh si grekmyslimanë.
Në Janinë, Follorinë, Thraqi ka fshatra të tërë që banorët flasin gjuhën shqipe dhe dikur janë njohur me ligj nga Greqia si minoritar shqiptar të cilët kanë patur të drejtën e shkollimit në gjuhën amtare, por mos interesimi i qeverive shqiptare ndër vite ka bërë që ky minoritet të mohohet dhe asimilohet dal ngadalë.
Si etnitet shqiptar Greqia në Marrëveshjen e Lozanës përjashtojë ata shqiptar që njihen me emrin Arvanitas të cilët llogariten rreth 3 milion frymë.
Ndoshta ka ardhur koha që Shqipëria të kërkojë dhe të mbrojë të drejtat e minoritetit shqiptar në Greqia ashtu si Greqia mbron dhe financon minoritetin grek në Shqipëri.
Fshati i papa Kristo Negovanit, quhet sot Flamurja, ndërsa Bashkia e Tiqeros në Thrakë banohet 90% nga shqiptar me origjinë nga zona e Korçës dhe janë njohur si minoritet shqiptar në Marrëveshjen e Lozanës. /INA/