Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Bejrut, Kryeministri Fatos Nano është pritur sot pasdite në selinë e Këshillit të Ministrave nga Kryeministri libanez Rafik Hariri. Fillimisht dy
Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Bejrut, Kryeministri Fatos Nano është pritur sot pasdite në selinë e Këshillit të Ministrave nga Kryeministri libanez Rafik Hariri.
Fillimisht dy Kryeministrat kanë zhvilluar një takim të veçantë dhe më pas janë zhvilluar bisedimet mes dy delegacioneve.
Dy autoritetet e larta kanë vlerësuar pozitivisht marrëdhëniet mes dy vendeve, duke shprehur vullnetin për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë. Z.Hariri ka falenderuar Kryeministrin Nano për këtë vizitë, duke theksuar se ajo do të hapë një faqe të re në marrëdhëniet midis Libanit dhe Shqipërisë dhe midis rajoneve ku këto dy vende kanë një rol të rëndësishëm.
Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se rajoni i Mesdheut, ku dy vendet bëjnë pjesë, është një nga nga djepet e hershëm të qytetërimit, me rëndësi në proceset globale të botës moderne.
Duke u ndalur në marrëdhëniet në fushën ekonomike, dy Kryeministrat kanë ndarë të njëjtin mendin se ekzistojnë mundësi reale për të identifikuar fushat e përbashkëta të bashkëpunimit dhe për të çuar më tej nivelin e këtyre marrëdhënieve, ku dy vendet kanë potenciale të konsiderueshme. "Fakti se në përbërje të delegacionit shqiptar, ka theksuar z.Nano, janë dhe një numër biznesmenësh është shprehje e synimeve tona për të gjetur rrugët dhe format për t'i dhënë një dimension të ri këtyre marëdhënieve".
Në këtë funksion, z.Nano ka nënvizuar se Shqipëria, si një vend me stabilitet të qëndrueshëm politik, me një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe GDP prej 6%, me një kuadër legjislativ sipas normave të BE-së, është shndërruar në një vend atraktiv në sytë e investitorëve të huaj. Z.Nano ka ftuar kompanitë e fuqishme dhe të mirënjohura ndërkombëtarisht libaneze për të marrë pjesë në procesin e privatizimit të sektorëve strategjikë në Shqipëri si në fushën e telekomunikacioneve, industrinë e naftës etj.. Nga ana e tij, Kryeministri libanez Hariri ka siguruar se do të nxisë pjesëmarrjen e investitorëve libanezë në këtë proçes të rëndësishëm për ekonominë e Shqipërisë.
Dy homologët, Nano dhe Hariri, kanë vlerësuar se vendosja e kontakteve dhe idenifikimi i rrugëve të bashkëpunimit midis Dhomave të Tregtisë të të dy vendeve, krijimi i Komisioni të Përbashkët të Bashkëpunimit Ekonomik, janë hapat e duhura në këtë drejtim. Ata kanë rënë dakort për nënshkrimin e disa Marrëveshjeve të rëndësishme si ajo e Bashkëpunimit Tregtar e Ekonomik, Marrëveshja për Mbrojtjen dhe Nxitjen reciproke të Investimeve, Për Shërbimet Ajrore dhe Marrëveshja për Shmangien e Taksimit të Dyfishtë. Kryeministri libanez tha se këto marrëveshje do të konkretizojnë bashkëpunimin në fushat përkatëse, ku dy vendet kanë resurse. Këto marrëveshje, ka nënvizuar z.Hariri, do të përgatiten brenda tre muajve dhe se ai vetë do t'i nënshkruajë ato sëbashku me homologun shqiptar në Tiranë.
Po ashtu, dy autoritetet kanë diskutuar për vendosjen e bashkëpunimit në zhvillimin e sistemit bankar, ku Libani, me një traditë të pasur në këtë sektor me shtrirje në Europë dhe më gjërë, njihet si qendra më e madhe bankare e Lindjes së Mesme.
Ata kanë vlerësuar se me interes është gjithashtu bashkëveprimi në fushën e turizmit dhe hotelerisë, si një sektor me mundësi potenciale zhvillimi. Lehtësimi i regjimit të vizave, sipas z.Nano, do të ishte një faktor pozitiv në rritjen e shkëmbimeve me interes të ndërsjelltë në të gjitha fushat, veçanërisht në atë të turizmit, ku mund të fillohet me liberalizimin e regjimit të vizave në sezonin turistik.
Gjithashtu ata kanë biseduar për shikimin e mundësisë së vendosjes së linjës direkte ajrore midis Shqipërisë dhe Libanit, që do të shërbente si urë e drejpërdrejtë komunikimi dhe nxitjes së biznesit jo vetëm midis dy vendeve, por edhe të dy rajoneve ku ato bëjnë pjesë.
Gjatë takimit, dy homologët kanë diskutuar edhe për situatat në rajonet e tyre, në Ballkan dhe Lindjen e Mersme. Libani, tha z.Hariri, do të vazhdojë të mbështesë inisiativat për stabilitet në përputhje me rezolutat e OKB-së. Ndërkaq ata kanë ndarë të njëjtin mendim për luftën e përbashkët kundër terrorizmit, si dhe inisiativave të cilat sigurojnë paqen, stabilitetin dhe progresin në rajonet tona. Z.Nano ka risjellë në vëmendje dhe ka falenderuar homologun e tij për ndihmën humanitare që qeveria dhe populli libanez dha gjatë krizës kosovare të vitit 1999.
Po sot në mbrëmje, Kryeministri Nano ishte i pranishëm në darkën e shtruar për nder të delegacionit shqiptar nga homologu libanez Rafik Hariri, ku merrnin pjesë anëtarë të kabinetit qeveritar, autoritete të larta të vendit, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Bejrut dhe të medias vendase.
Kjo është vizita e parë zyrtare e një Kryeministri shqiptar në Liban. Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bejrut, Kryeministri Fatos Nano do të zhvilloi nesër takime me Kryetarin e Asamblesë së Libanit dhe autoritete të tjera të larta. Gjithashtu po nesër do të zhvillohet një takim midis Dhomave të Tregtisë, Industrisë dhe Bujqësisë së Libanit dhe asaj të Shqipërisë.