E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne dualizmin Rama-Veliaj, ndryshe nga i Dyti, i pari duket se e di se kur eshte Mjaft

Përpilimi dhe publikimi i listave të kandidatëve për zgjedhjet e 28 qershorit, që do dalë parlamenti i ri me mundësi që shumëkush prej deputetëve aktualë dhe paraprakë të kenë mandat tjetër shtesë, ka treguar por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, por si gjithnjë në mënyrë të tërthortë, aspiratat në politikë të individëve të caktuar! Duke bërë pompozitetin në rolin e "të qarit të hallit të popullit të shkretë” dhe duke u treguar narcizist, duke dëshiruar të tregohen me qytetarë se kandidatët rivalë, janë m’u Edi Rama dhe Erion Veliaj ata që tregojnë sa janë të gatshëm për sfida dhe qe tregojnë se sa u besojnë votuesve! "Rama ka fituar të gjitha betejat në votime për Tiranën”, thonë përfaqësuesit e tij në debate publike! Por, tashmë opinioni e ka të kuptueshme që ky Rama fitues në Tiranë, nuk do sfidë në Tiranë me kryeministrin aktual dhe liderin e PD-së, si drejtuesin e forcës politike djathtiste më të madhe, Sali Berishën! Rama fitues në Tiranë, si fakt edhe në zgjedhjet e fundit lokale, nuk mund të merret tani si superioritet i tij në kryeqendër, aty ku ka bashkinë në duar! Treguesit janë të fortë për drojën e Ramës në Tiranë, sepse është i kompleksuar, ai vetë ka drojë nga pasiguria e tij tani m’u në Tiranë! Prandaj, nuk gjendet në listat për deputetë, nuk gjendet në krye të listës së PS-së në Tiranë, në këtë metropol ku ndryshe nga herët e tjera, Sali Berisha gjendet si bartës liste, si mundësi sfiduese direkte me kryeopozitarin aktual Rama, i cili krekoset se ka bërë punë dhe admirohet! Berisha, për shkak të Kodit Zgjedhor, u “shmang” nga Kavaja për të qenë konkurrent në Tiranë dhe siç pritej dhe përflitej, aspiruesi i postit të Berishës, si kryeqeveritar, Edi Rama e lakmon postin, por nuk do sfidë, nuk do garë, e do me mundësi të gatshme, që më mbrapa të ketë edhe dy mundësi tjera! Nëse fiton, t’ia atribuojë vetes meritat dhe të kundërtën e politikës së vet egoiste për të kritikuar të tjerët për “pazotësi” në rastin e humbjes, që në bazë të disa sondazheve dhe të të dhënave më reale, edhe mund t’i ndodhë! Megjithatë, votuesit e kanë fjalën në wikendin e fundit të muajit kur inaugurohet rruga Durrës-Kukës! Rama, bile, të paktën deri më tani, me Sali Berishën nuk do as ballafaqim mediatik! Do vetëm goditje me projektime, nga distanca, të qëlluara apo jo, si në retorikën e tij stërpërsëritëse që në iso ia ritransmetojnë opinionit emisarët e tij në media! Këta rithënës nuk durojnë kur listat e pozitarëve fillojnë e shpalosen, sepse nervozohen, ndërpresin me fjalë dhe duke qenë të padurueshëm karshi retorikës profesionale dhe ndërtuese shkojnë deri aty ku me histeri thonë se “tani do shohim juve me ato lista dhe tu dëgjojmë juve duke folur për çfarë keni bërë”?!Po të ishin konstruktivë dhe të qytetarëve, siç deklarohen, do kundërviheshin me ndonjë fakt, jo me zhurmë dhe ofendime në mungesë të argumenteve mohuese! 

Rama nuk do sfidë, të paktën “më korrekt” se Erion Veliaj! Ky, i dalë nga “Mjaft” duket se vërtetë nuk kupton kur është “mjaft”! I pasigurt fare nuk kandidon në Tiranën e “tij qytetare”! Nuk kandidon në një qark, por duke menduar aq shumë për popullin, duke qenë aq i mishëruar me të varfëritë, të pastrehët, dhe me hallet e tjera të popullit, dëshiron të jetë përfaqësues legjitim i tyre, i gjithë shqiptarëve në Shqipëri! Këtë e tregoi me vullnetin e tij kur pak i dukej kandididimi në një qark dhe në listën “99-she” gjendet i pari në të dymbëdhjetë qarqet, aq sa janë të tërat! Për fat të keq të Erionit nuk ka 99 qarqe, por edhe këto dymbëdhjetë janë “mjaft”, se mbulojnë Shqipërinë nga Shishtaveci në Konispol! Erion Veliaj patjetër dëshiron të bëhet deputet, sepse ai e meriton të jetë për interesa të popullit, ani se shfrytëzon të drejtën e vet juridike, por me moral politik dhe ambiciet e tilla të tij, kurrë nuk e di kur është “mjaft”! Rama del të jetë më skile sepse e di kur është “mjaft”, duke mos pranuar garën për dallim prej Erionit që edhe “mjaft” i duket “asgjë”!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›