E Diel, 1 Nëntor 2026

Te Perndjekurit e Vlores deklarojne se votat i kane per demokracine


Promovohet në Vlorë, nga Shoqatat e të përndjekurve antikomunistë, libri i autorit Reshat Kripa


Rikthehen në kujtesë mizoritë e një sistemi që tash ka perënduar. Reshat Kripa, i përndjekur politik, solli në Vlorë një mesazh për shtresën e të përndjekurve: “Mos harroni diellin që kërkon ta zaptojë e PS-në me marifetet e saj”. Në të vërtetë, libri më i fundit i autorit Reshat Kripa quhet “Rini e copëtuar” dhe përbën një biografi letrare për jetën dhe përndjekjet e tij e të familjes së Kripajve të Vlorës, në një periudhë që sundoi këtë vend, e që është quajtur socializmi i krimeve makabre.


Në Pallatin e Kulturës të Vlorës, Shoqatat Kombëtare të të përndjekurve politikë, Instituti Kombëtar i të Përndjekurve Politikë, si dhe dega e Vlorës, bënë prezantimin e librit. Mori pjesë prefekti Hasan Halili, drejtori i Institutit të Integrimit Simon Miraka, sekretari i Shoqatës Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve Politikë, Skënder Qëndro, si dhe shkrimtarë e ish-të përndjekur politikë nga sistemi enverist. Skënder Qëndro theksoi ne fjalen e vet se “kemi në dorë një libër që sjell kohët më të vështira, kur një ish-gjimnazist arrestohet dhe përfundon në burgjet e diktaturës. Një libër i shkruar me dinamizëm dhe  plot realitet të gjalle ku mund të shtosh asgjë dhe të heqësh asgjë. Poeti dhe shkrimtari Izet Shehu duke mbajtur një referncë për autorin dhe krijimin e tij plotësoi: Reshat Kripa del para lexuesit me librin e tij të tretë "Rini e copetuar". Gjeja e pare që te bie ne sy ne kete vepër eshte përvijimi i stilit te tij origjinal. Pa parashtirje, ai vete rrëfen bëma e dukuri qe i pa me sy, i degjoi me veshë dhe i shkroi nen lekure". Mos të harrojme se kemi të bejme me një autor 73-vjeçar, qe ka një përvojë të dhimbshme e një "kulture të mjaftueshme per te hedhur ne shkrim ndjenjat dhe mendimet e veta për jetën, për njerëzit dhe per çdo absurditet”. Ai përshkoi tejembanë ate "sistem totalitar e shterpë, nen të cilin qysh ne moshen 15-vjeçare autori u gllabërua nga kthetrat e zeza të Sigurimit të Shtetit komunist. U përball me dinjitet me mokrën e kuqe të burgjeve sketerre, kur s'kishte ende brisk ne faqe. Torturat ne sigurimin e Vlores, ne kampet e Ures Vajgurore, Vlashukut, Shtyllasit e Bulqizcs  i ka vizatuar nepërmjet dridhjeve me të holla të penës së tij, duke na dhenë personazhe dhe personazhit të lëvizshme të njëjtë dhe të ngrire. Syrit të autorit nuk i ka shpëtuar asgjë nga makabriteti i saktë dhe turbullues. Ai nuk u qa, nuk u thye, por si një familje vlonjate, ruajti nderin, krenarinë dhe dinjitetin ne atë mjedis mbytës, kobzi e shafran, rrefim ne vepër jepet nepermjet drames se brendshme qe perjeton protagonisti, pra, vete autori. Me modesti, me respekt e me maturi jepen me penelata te kursyera, portretet e prinderve to tij, motrave e vellezerve, te afermve, miqve, emrave te ndritur te atyre te burgosurve qe mbeten simboli i qendreses antikomuniste. Per to ai shpreh mirënjohje dhe respekt.


Përballë realitetit të atyre qe thame, Grupi i pare i personazheve shquhet per epërsi morale, ndersa i dyti si nje mishmash në shkretetire shpirterore. Ne pegjithësi, në pershkrimin e personazheve, autori nuk u jep rendesi aneve e jashtme, por te fshehtave te shpirtit te tyre, qe dalin ne pah nepermjet veprimit. Kundruall virtytit, personazhet nuk jepen te plote si fizik. Here-here ato pervijohen me ndonje siluete, skicohet me ndonje portret, duke dhene të paret qe bien me shume ne sy, ato qe zbulojne nje karakter, siç jane qendrimet e trupit, perthyerjet e zerit apo te shikimit, etj. Nuk mungon qendrimi emocional ne pershkrimin e babait te tij, penes, motrave, vellezerve, shokeve e miqve. Redaktori i librit, Pandeli Koçi foli gjatë për vlerat artistike të këtij libri dhe të autorit R.Kripa. Në këtë takim Simon Miraka, Kryetar i Institutit të të përndjekurve politik tha se ne nuk duhet t’i harrojmë këto mizori dhe në 29 qershor duhet të kemi fitoren në ballë. Publicisti Eden Babani i ardhur nga Brukseli ku jeton pas vitit 1997 tha se sikur ta kishte lejuar diktatura Reshatin të shkruante, ai do të ishte një ndër më të mirët sot. Titulli i librit është kuptimplotë “Rini e copëzuar”. Mësuesi Pirro Stefa i bëri një analizë të hollësishme librit si dhe personazheve të galerisë së madhe të atyre që kishte libri. Sejdi Peka duke vleresuar romanin dhe librin e fundit të autorit Reshat Kripa tha se librat e tij janë krijimtari e mirëfilltë letrare. Është momenti tha Peka, që të punojmë fort për të fituar PD, pasi qartazi PS është kundër rrymës njerëzore.


Edhe shumë folës të tjerë ish-te persekutuar nga diktatura folën dhe bënë vlersimet e tyre për librin e autorit Reshat Kripa.



...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›