E Diel, 1 Nëntor 2026

Në dy muaj "shkelet" nga 1600 turistë të huaj

Vetëm në dy muajt e fundit, Tirana ka shuar kureshtjen e më shumë se 1600 vizitorëve të huaj. Një shifër e tillë bëhet publike nga ana e përfaqësuesve të zyrës së drejtorisë së promovimit të kryeqytetit. Sokol Miçi, drejtues i seksionit të turizmit, ka deklaruar se, turistët, që drejtohen për të kërkuar informacione pranë kësaj zyre, janë të interesuar sidomos për pikat arkeologjike, për malin e Dajtit, teatrot dhe fshatrat që rrethojnë kryeqytetin. Por, ajo se çfarë duket si më interesante, shprehet Miçi, është fakti se shumë turistë të huaj kanë dashur që të shohin pallatet me ngjyra, duke pohuar se kanë dëgjuar për fasadat shumëngjyrëshe të Tiranës.

Sipas të dhënave të regjistruara në këtë zyrë, shumë turistë kërkojnë edhe informacione të detajuara për qytete të tjera të Shqipërisë. Një interes mjaft të madh mësohet se ka sidomos për qytetet bregdetare të jugut, por edhe për Butrintin, si dhe qytetin e Krujës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›