11 foshnja në 1 mijë lindje humbasin jetën
Vdekjet foshnjore në Shqipëri janë ulur ndjeshëm këto vitet e fundit, ndërkohë që ka pasur një përmirësim edhe në ushqyerjen e tyre nga ana e nënave. Duke u krahasuar me vitet paraardhëse, ka një përmirësim në uljen e numrit të vdekjeve foshnjore, ndërkohë që shifrat mbeten ende më të larta se në vendet e Bashkimit Evropian. Sakaq, dy vjet më parë, një studim i Institutit të Shëndetit Publik theksonte se në vendin tonë ka një mospërputhje informacioni mes shifrave të OJF-ve dhe Institucioneve shtetërore. Dje, drejtoresha e qendrës spitalore universitare, "Nënë Tereza", Gjeorgjina Kuli, ka bërë publike shifrat për vitin 2008. Sipas saj, vdekshmëria foshnjore gjatë vitit 2008 ka qenë më e ulëta ndër vitet e fundit, me 11.1 për 1 mijë banorë.
Vdekshmëria foshnjore ka qenë më e lartë në vitin 2001, me 17.5 për 1 mijë banorë dhe ka ardhur në ulje të vazhdueshme, deri në 11.1 për 1 mijë banorë në vitin 2008.
"Prej kohësh nuk shihet fëmijë me atrofi, apo kequshqyerje të shkallës 2 dhe 3, që ishte një nga shkaqet e vdekshmërisë së lartë foshnjore shumë vite më parë", sqaroi Kuli.