Riciklimi, mungon mbështetja nga pushteti lokal
Pushteti lokal, përveç problemeve shumë të mëdha me të cilat përballet çdo ditë, në menaxhimin e mbetjeve urbane, sërish nuk po tregohet aktiv, në mbështetjen e kompanive, që merren me riciklimin në vendin tonë.
Në një tryezë të rrumbullakët, ku merrnin pjesë përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, drejtues të biznesit të riciklimit në Shqipëri, si dhe qendra e grupimit "Ekolëvizja", në vijim të projektit "Shqipëria ime e pastër dhe e bukur" është diskutuar pikërisht mbi të ardhmen e menaxhimit të mbetjeve urbane. Mes problemeve që u shtruan në diskutim në këtë takim ishin edhe ato që lidheshin me zbatimin praktik të projektit "Shqipëria ime e pastër dhe e bukur", përmes të cilit nxënës nga shkollat e gjashtë qyteteve të vendit do të grumbullonin mbetjet plastike të cilat më pas transportohen dhe riciklohen nga kompanitë që operojnë në këtë fushë. Me këtë nismë synohet që jo vetëm të sensibilizohen qytetarët për mënyrën se si duhet ta trajtojnë mjedisin, por edhe të krijohet një brez cilësor banorësh, të cilët të dinë të vlerësojnë jetën në një ambient pa mbetje toksike.
Të pranishmit në këtë tryezë të rrumbullakët i konsideruan si pengesa jo të vogla vakumet në kuadrin ligjor që lidhen me problemet e riciklimit të mbetjeve. Ata kërkuan më shumë politika sensibilizuese të komunitetit nga ana e pushtetit vendor. Aty u kërkua edhe mbështetje për biznesin e riciklimit që përveçse hap vende të reja pune ndihmon edhe në mbajtjen pastër të ambientit. Vetë përfaqësuesit e këtyre bizneseve theksuan se ekziston një handikap ligjor që i trajton mbetjet si pronë të pushtetit lokal, për të cilat kjo sipërmarrje duhet të paguajë, megjithëse lehtëson përpunimin e tyre.
Mbetjet plastike konsiderohen si mjaft të rrezikshme dhe me pasoja të rënda për shëndetin e njeriut nga ekologjistët. Kjo edhe për faktin se shkatërrimi i tyre natyral është i pamundur. Ai duhet kryer vetëm përmes teknologjisë së riciklimit.