E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbet vendosin kushte- KFOR dhe EULEX nuk i pranon

Kryetaret e kater komunave paralele serbe ne veri te Kosoves thane te marten ne nje konference te perbashket per media se mund te lejojne levizjen e lire te misionit EULEX ne veri te Kosoves nese ai garanton se nuk do te beje transportin e doganiereve dhe policeve kosovare ne dy pikat kufitare me Serbine Jarinje dhe Bernjak njoftojne mediet lokale serbe. Keto njoftime perfaqesuesit e serbeve te veriut i bene pas vizites se tyre ne Beograd ku u takuan me presidentin serb Boris Tadic dhe nuk u pajtuan qe te heqin barrikadat nga rruget e veriut per sa kohe qe organet nderkombetare te sigurise transportojne doganieret dhe policet kosovare per ne dy pikat kufitare me Serbine.

Ne lidhje me keto qendrime zyrtare te misionit EULEX i thane te marten DW-se se qendrimi i ketij misioni nuk dallon nga qendrimi i meparshem i forcave paqeruajtese qe ne veri te Kosoves duhet te rivendoset liria e levizjes per te gjithe pa dallime. Kjo sipas zedhenesit te misionit EULEX per veriun Hans Kristian Klasing duhet te ndodhe heret apo vone. Sic e kemi thene edhe me pare prioritet yne eshte qe liria e levizjes te rivendoset ne veri te Kosoves dhe liria e levizjes eshte baze per cdo rend dhe ligj. Kjo perfshire veriun dhe gjithe Kosoven dhe ne deshirojme qe te shohim qe liria e levizjes te arrihet sa me shpejt te jete e mundur dhe shpresojme qe barrikadat te hiqen teresisht nga veriu. Ky eshte nje pozicion i perbashket i EULEX-it dhe KFOR-it ne te nuk ka ndryshim tha Hans Kristian Klasing. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hanns-Christian Klasing zedhenes i misionit EULEX per veriun

Nderkohe zyrtare te forcave paqeruajtese thone se kjo trupe nuk pranon asnje kusht ne lidhje me lirine e levizjes ne Kosove. Uve Novicki zedhenes i KFOR-it tha Liria e levizjes duhet te arrihet per te gjitha palet per organizatat nderkombetare sikurse edhe per gjithe popullin e Kosoves. Liria e levizjes vetem per KFOR-in por jo per EULEX-in nuk eshte e pranueshme tha sot zedhenesi i KFOR-it Uve Novici.

Sipas tij komandanti i KFOR-it Erhard Drews u ka thene shume qarte kryetareve te komunave ne veri te Kosoves te shtunen e shkuar se liria e levizjes duhet te arrihet pa asnje kusht per secilin dhe ne cdo kohe. KFOR-i qe nga nata e mbremshme konfirmon se rruga per ne piken kufitare 31 ne Bernjak eshte e kalueshme per trafik pasi serbet lokale sipas KFOR-it hoqen vete nje barrikade dhe tash njerezit mund te hyjne dhe dalin nga Kosova per ne Serbi. Mirepo situate e pandryshuar dhe rruget vazhdojne te jene te mbyllura nga barrikadat e serbeve per ne piken kufitare nje ne Jarinje. Bllokada kryesore dhe me e madhja vazhdon te jete ne fshatin Zupc.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›