Në emër të Spanjës

Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini ka nisur të martën një përpjekje të re diplomatike në Beograd për të bindur autoritetet e atjeshme që të marrin pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet më 2 qershor në Sarajevë.
Pikërisht për këtë çështje, Frattini të mërkurën do të arrijë edhe në Prishtinë, në mënyrë që këtë temë ta diskutojë edhe me udhëheqësit kosovarë.
Por kjo mbetet një çështje e vështirë për t’u realizuar edhe nga një shtet si Italia, e cila ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka marrëdhënie shumë të mira me Serbinë.
Iniciativa për mbajtjen e këtij samiti që ka ardhur nga Spanja e cila aktualisht është kryesuese e BE’së dhe Italia ka gjasa të dështojë, pasi Serbia kundërshton fuqishëm praninë e Kosovës si shtet në këtë takim.
Kreu i diplomacisë spanjolle, Miguel Angel Moratinos tashmë ka bërë një udhëtim në rajon në funksion të përgatitjeve për këtë samit duke vizituar Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën, por nuk ka ardhur në Prishtinë.
Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, derisa Presidenca spanjolle e cila udhëheq me BE’në gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, nuk ka dhënë shenja bashkëpunimi me Prishtinën.
Në një intervistë për mediat serbe, para ardhjes në rajon, Franco Frattini ka treguar për involvimin e Italisë në përgatitjet për këtë samit.
“Takimi në Sarajevë është një rast i jashtëzakonshëm që i tërë rajoni të tregojë pjekurinë për zgjedhjen e tyre Europën, stabilitetin dhe paqen. Sa i përket përmbajtjes dhe detajeve të konferencës, Presidenca spanjolle e BE’së është duke bërë përgatitje intensive në të cilat edhe Italia që nga fillimi ka marrë pjesë në mënyrë që të ndihmojë që ky takim të jetë i suksesshëm për të gjithë duke filluar nga Ballkani Perëndimor”, ka thënë Frattini.
Kryediplomati italian ka thënë se Samiti i Sarajevës do të jetë një rast i mirë që rajoni të mendojë për mundësinë e tejkalimit përfundimtar të pengesave që kanë mbetur. Me këtë rast ai ka përmendur problemet në Bosnjë e Hercegovinë.
Frattini në Beograd ka takuar Presidentin e Serbisë, Boris Tadic, Zëvendëskryeministrin Bozidar Djelic dhe homologun e tij, Vuk Jeremic.
Ndërsa në Prishtinë ai po ashtu do të takojë Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu , Kryeministrin Thaçi dhe homologun e tij, Skënder Hyseni. Diplomatit italian i është rezervuar edhe një termin në Kuvendin e Kosovës për t’iu drejtuar deputetëve.
Pavarësisht këtyre përpjekje për të siguruar praninë e të gjithë akterëve të rajonit në këtë samit, gjasat për mospjesëmarrjen e Prishtinës janë të mëdha, sidomos nëse kihet parasysh qëndrimi i Spanjës karshi Kosovës nën kryesimin e së cilës mbahet ky takim.
Për Samitin e Sarajevës ka folur edhe kryediplomati francez, Bernard Kouchner, i cili pret që atje të paraqiten edhe përfaqësuesit e Prishtinës, edhe të Beogradit. Duke rikujtuar përpjekjen e dështuar të Sllovenisë për të sjellë dy palët në Brdo, Kouchner ka thënë se shpreson se në Sarajevë do të shkojnë të gjithë.
“Pres të vijnë, por kjo varet nga ata. Nuk mund të them se jam i sigurt. Fjala është për procesin, i cili nuk mund të ndalet. E di se përfaqësuesit e Serbisë e të Kosovë tani po takohen më shumë se më parë”, ka theksuar Kouchner.
Ministri francez gjithashtu ka thënë se Serbia duhet patjetër të zhvillojë një politikë europiane ndaj Kosovës nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE’së.
“Edhe në Beograd edhe në Prishtinë duhet të gjithë ta kenë të qartë se nevojitet të bisedojnë dhe të bashkëpunojnë, e pastaj do të shohim nëse mundemi të përshpejtojmë integrimet europiane, që do të doja të ndodhë”, ka thënë ai.