Ne dhe energjia
Pavarësia energjetike tingëllon si ide aq e mirë. Vetëm po të mund të ishim të lirë... nga çfarë saktësisht? Eksportuesi më i madh i energjisë për SHBA-në është Kanadaja. Dhe madje edhe petro-shtetet, të cilat nuk i kemi qejf, duhet të na shesin naftën me çfarëdo çmimi që e përcakton tregu. Ne blejmë shumë naftë nga Hugo Çavez në Venezuelë. Ai na denoncon neve, ne e denoncojmë atë, por me kënaqësi tregtojmë së bashku. Në fund të fundit, çfarë do të bëjë tjetër ai me naftën e vet, ta pijë?
Mund të bëhet një argumentim më i gjerë: SHBA duhet të çlirojë veten nga nafta, në mënyrë që të zhdukë rëndësinë e saj nga bota e energjisë. Kjo do t‘i bëjë shtetet si Arabia Saudite, Irani, Rusia dhe Venezuela më pak të fuqishme dhe më pak në gjendje të financojnë militantë dhe grupe terroriste. Është një qëllim që ia vlen, por le të jemi realistë. Duke pasur parasysh kërkesat për energji gjatë dekadave të ardhshme, nafta do të jetë pjesë kritike e përzierjes, që do të thotë se këto shtete do të kenë plot para. Në fund të fundit, Arabia Saudite po financonte grupet ekstreme islamike në vitet ‘90, kur nafta kushtonte 20 dollarë për fuçi. Sauditët po përpilonin buxhetin me llogaritje prej 35 dollarësh për fuçi deri para disa viteve dhe ende po notojnë në para.
Do të doja të shihja një botë, në të cilën islami radikal mbetet pa para, por mendoj se ne, me siguri, do të duhet të luftojmë kundër këtyre forcave për një kohë të gjatë. Kuptimi i vërtetë ku ne duhet të përpiqemi për pavarësi energjetike është disi ndryshe dhe shumë më ambicioz. Ne kemi nevojë për një politikë të energjisë, që kupton se bota do të kërkojë shumë më shumë energji në të ardhmen. Matematika është mjaft e thjeshtë. Sot janë afro 6.7 miliardë njerëz në tokë. Deri në vitin 2050, do të jenë më shumë se 9 miliardë. Për të furnizuar këta 2.3 miliardë njerëz shtesë, ndërsa ende rrisim standardet e të jetuarit gjithkund, do të duhet të konsumojmë dyfishin e energjisë që e harxhojmë sot. Andaj, debati për naftën vs. gazit natyral vs. biokarburanteve vs. energjisë alternative, është tërësisht jorealist.
Nëse do të furnizojmë dhe përkrahim këtë numër të popullatës dhe rritjes ekonomike, do të kemi nevojë për të gjitha. Çelësi është ta lirojmë veten nga çdo nivel i zinxhirit të energjisë. Kjo do të thotë, së pari, gjetja e burimeve të energjisë, të cilat janë me bollëk, të lira dhe nuk kanë çmime të fshehura, mjedisore, shoqërore apo ushtarake. (Ǒdua të them me ushtarake? Nëse Lindja e Mesme do të prodhonte vetëm karota, a do t‘i zhvillonim këto dy luftërat e fundit atje? Nuk ma merr mendja. Një pjesë e madhe e buxhetit të mbrojtjes së Amerikës shkon drejt mbrojtjes së furnizimeve tona të naftës). Si ta bëjmë këtë gjë? Duke mbledhur një llojshmëri të madhe të furnizimeve dhe duke pasur sa më shumë burime të pastra e të gjelbra që është e mundur. Këtë pjesë, shumica prej nesh e kupton, dhe procesi i kërkimit të karburanteve të reja e burimeve të reja të energjisë, solare, me erë, gjeotermale, tashmë po ndodh.
Por, është edhe një aspekt tjetër i pavarësisë energjetike, të cilin duhet ta përqafojmë. Teksa punojmë e jetojmë, ne konsumojmë burime, ushqime, minerale, energji dhe prodhojmë sasi të mëdha të mbeturinave. Pastaj duhet të shpenzojmë edhe më shumë energji për t‘i shpërndarë ato. Po grumbullojmë male kompjuterësh nëpër mbeturina masive; shumë shtete thjesht i djegin të gjitha mbeturinat e tyre, duke lëshuar tym në atmosferë. Ky është një cikël që ka funksionuar, deri tani, për 6.7 miliardë njerëz, shumica e të cilëve ende janë të varfër. Por, ashtu siç argumenton Tom Friedman, në mënyrë elokuente, në thirrjen e tij për aksion, "Ngrohtë, rrafsh dhe ngjeshur" vështirë se do të funksionojë me 9 miliardë njerëz, shumica e të cilëve do të konsumojnë dhe do të prodhojnë shumë e më shumë. Zgjidhja është të jemi më të mençur rreth asaj se si rritemi.
Ne mund dhe duhet të ndërtojmë rrjete të mençura elektrike, autostrada dhe ndërtesa me izolim më të mirë, të kultivojmë të korrura që zgjasin më gjatë dhe të prodhojmë çelik më të lirë. Ne mund të arrijmë shumë më shumë rritje ekonomike, afro 30 deri 40 për qind më shumë sipas disa vlerësimeve, ndërsa përdorim të njëjtën sasi të energjisë. Kjo nuk varet nga ndonjë teknologji hyjnore për të cilën po lutemi, por thjesht nga aplikimi me disiplinë i teknologjive që tashmë ekzistojnë. Efektshmëria më e madhe do të çojë drejt një modeli më të qëndrueshëm të rritjes. Qëllimi përfundimtar është i artikuluar mirë nga William McDonough, në librin e tij "Prej djepi në djep". Ashtu siç e shpjegon ai, riciklimi sot vetëm merr produkte të mëdha, kompjuterë dhe i kthen në pjesëza të çelikut e të plastikës, dhe eventualisht ato pjesëza gjenden nëpër mbeturina.
Por, ne tani e dimë si t‘i bëjmë gjërat, në mënyrë që asgjë të mos shkojë dëm: secila pjesë është ose bio e degradueshme ose tërësisht e riciklueshme. Gjërat kthehen në tokë apo kthehen sërish në ciklin prodhues. Këto nuk janë gjëra si "derrkuci me krahë". McDonough është një arkitekt dhe ka dizajnuar një uzinë për "Ford"-in, e cila kursen me miliona dollarë në vit, duke e pastruar ujin e shiut në kulmin e gjelbër të ndërtesës në vend që të trajtohej me pajisje të shtrenjta. Ai ka ndërtuar një fabrikë për korporatën "Steelcase" në Zvicër, ku uji që del është po aq i pastër sa uji që hyn.
Nëse e gjitha kjo do të përdorej si ndihmë nëpër prodhimtari, e cila mund të bëhet lehtë me teknologjitë ekzistuese që nuk shtojnë shpenzime, do të fitonim efikasitet e qëndrueshmëri. Revolucionet e mëparshme teknologjike kanë qenë çliruese. Problemi me revolucionin e energjisë aty ku gjendet tani është se ne, në thelb, po ofrojmë të njëjtin produkt, elektricitetin, automobilin hibrid, poçin e ri, por me çmim më të madh. Natyrisht, mund të ndiheni mirë me këtë. Por, revolucionet e teknologjisë kanë të bëjnë me rritjen e efektshmërisë, jo zgjerimit të vetive. Një revolucion energjetik do të krijonte një botë ku të gjithë ne do të mund të përdorim shumë energji pa u shqetësuar për çmimet apo pasojat e saj. Kërkimi i një plumbi të argjendtë për energjinë është i gabuar në shumë nivele. Revolucioni i vërtetë, i cili duhet të ndodhë, ka të bëjë me qëndrime dhe ide. Ne kemi shumicën e teknologjisë që na nevojitet. Nëse i vëmë në punë dhe krijojmë sisteme, që lejojnë tërë rritjen e dëshiruar, pa e harxhuar energjinë apo pa e dëmtuar tokën, do ta kemi arritur pavarësinë e vërtetë energjetike.