E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT, Tavo prezanton Edmond Rrushin ne vend te Ivzikut

Sonila Isaku

Drejtues i ri do te jete tashme ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" pas largimit nga ky institucion i Saimir Ivzikut. Nje tjeter jurist ka marre firmen e Kryeministrit Berisha gjate dites se hene, ndersa mesditen e djeshme eshte prezantuar me eliten e mjekeve nga Ministri i Shendetesise, Vangjel Tavo. Ky i fundit ka theksuar se perzgjedhja e drejtorit te Qendres Spitalore Universitare eshte bere ne zbatim te Ligjit te Arsimit te Larte, i cili parashikon mbledhjen e bordit qe per nje kohe te caktuar pret edhe shqyrton te gjitha kandidaturat. Me konkretisht ne emerimin e fundit, sipas Tavos, u paraqiten 3 kandidatura, ku nje u skualifikua nga Bordi, kurse dy te tjerat iu derguan Kryeministrit per shqyrtim. Ministri Tavo ka theksuar se vendimet qe do te merren ne kete institucion nuk duhet te jene vetem nga drejtuesit, por pas konsultimeve me shefat e sherbimeve dhe Keshillin Konsultativ te QSUT. "Spitali terciar duhet te kete nje bashkepunim mes shefave te sherbimeve dhe drejtuesve. Po keshtu duhet te mblidhet edhe Keshilli Konsultativ per marrjen e vendimeve, keshill qe ka mbi 10 vjet qe nuk funksionon. Ndaj, do t'ju kerkoja qe cdo vendim qe do te merret te jete pas konsultimeve te gjera ne menyre qe pacientet te marrin nje sherbim sa me te kualifikuar", - pohoi gjate fjales se tij Ministri i Shendetesise, Vangjel Tavo. Gjate takimit, kreu i Shendetesise u ka bere me dije shefave te sherbimeve se se shpejti do te mblidhet Komisioni i Barnave te Rimbursueshme, ku do te behen diskutimet dhe te vendoset per ndryshimet, te cilat do te jene ne fuqi me 1 janar 2013. Ky do te jete viti i pare ku lista e barnave me rimbursim do te funksionoje per nje vit kalendarik, nderkohe qe vitet e tjera ajo eshte miratuar pergjate muajve maj-qershor. Ne kuader te kesaj, nje tjeter apel i bere per mjeket ka qene edhe pershkrimi i recetave, ku mjeket e QSUT t'u ofrojne pacienteve barnat, te cilat disponon spitali. Ministri i Shendetesise ka kerkuar edhe nje bashkepunim te mire me Dekanatin e Universitetit te Mjekesise, ku se bashku me MSH-ne te funksionojne si nje trekendesh ne te mire te sherbimit shendetesor. Porsa i perket drejtorit te ri te QSUT-se, ai ka pohuar se kjo detyre nuk eshte nje privilegj, por nje pergjegjesi e madhe, pasi ne kete institucion jane elita e mjekeve, nderkohe qe ky eshte edhe nje sektor i ndjeshem, ku kerkon nje vemendje dhe perkushtim. Edmond Rrushi vjen pas nje pervoje pune si nendrejtor i ALUIZNI-t, ndersa me heret ka punuar si kancelar ne nje prej universiteteve ne vend. Ai eshte diplomuar Fakultetin e Drejtesise, ne Universitetin e Tiranes me nota te shkelqyera. Po keshtu ka perfunduar edhe studimet Master ne UT.

Nderkohe, te dhenat tregojne se ne 22 vjet demokraci, QSUT ka pritur ne krye te saj 11 drejtore. Nderkohe, nga te dhenat zyrtare rezulton se kjo eshte qender qe pret numrin me te madh te pacienteve, duke pasur nje shfrytezim te shtratit mbi 75 per qind, si dhe nje fluks prej 1 milion vizitash ne vit, duke ofruar keshtu numrin me te madh te sherbime, aparaturave ne sistemin shteteror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›