E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në gjashtë muaj, 350 denoncime për meshkujt

Dhuna në familje

Pavarësisht fushatave sensibilizuese për eliminimin e rasteve të dhunës në familje, ky fenomen vazhdon të mbetet problematik në Shqipëri. Këtë e konfirmojnë edhe shifrat në rritje, të raportuara nga strukturat e Ministrisë së Punës dhe Shanseve të Barabarta. Kështu, gjatë muajve të parë të 2010-s, janë denoncuar rreth 253 raste të dhunës në familje.

“Kemi një rritje të rasteve të denoncimit të dhunës në familje. Më 2009-n kemi pasur 253 raste, të cilat janë trajtuar dhe janë evidentuar nga strukturat e policisë. Për vitin 2010 këto raste kanë qenë 348, një rritje me 95 raste”, sqaroi Alma Marku, drejtoreshë e Shanseve të Barabarta në Ministrinë e Punës.

Sipas Markut, janë marrë në mbrojtje nga policia rreth 224 raste. Nëse në vitet e mëparshme janë raportuar dhe raste të dhunës së femrave ndaj meshkujve, gjatë muajve të parë të 2010-s, të gjitha të dhunuarat në familje kanë qenë femra.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›