Sandri takohet me serbin që ka filmuar Fahron në VjenëNga Antena brenda familjesSandri dje pati ditë të trazuar. Një serb u paraqit tek sekretarja e tij dhe dotne të takonte doemos Sandrin. Sekretarja, e cila e qetësoi duke i ofruar një kafe, mori Sa
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri takohet me serbin që ka filmuar Fahron në VjenëNga Antena brenda familjesSandri dje pati ditë të trazuar. Një serb u paraqit tek sekretarja e tij dhe dotne të takonte doemos Sandrin. Sekretarja, e cila e qetësoi duke i ofruar një kafe, mori Sandrin me linjën e brendshme.
- Ka ardhë një biznesmen serb këtu dhe do të të takojë. Duket shumë i mërzitur. Ta lë apo jo?
- Pa pyete mos është nga këta serbët e Samirit, i tha Sandri.
Sekretarja uli telefonin, i buzëqeshi serbit dhe e pyeti me se merret në Shqipëri.
- Me rrugë, tha serbi. Kam një biznes me rrugët, po më ka vjedhur ortaku lekët.
- Kush është ortaku, i tha sekretarja.
- Një njeri që thotë jam i Sali Berishës, tha serbi i mërzitur.
- Po ju si e keni emrin?
- Sllobodan, i tha serbi, por s’kam punë me atë të parin. E kam Markoviç mbiemrin.
- Ok, kuptova, i tha sekretarja.
Kapi prapë telefonin dhe i tha Sandrit që s’ka lidhje me Samirin, se nuk shet ushqime, bën rrugë.
- Qenka i atij k…, tha Sandri. Kushedi ç’i ka bërë Fahro. Fute brenda.
Serbi hyri në zyrën e Sandrit dhe vazhdonte të dridhej nga inati.
- Dua disa sqarime zoti Frangaj, i tha.
- Ulu, i tha Sandri, çFahrë halli ke?
- E para dua të them se unë kam pasë ortak një njeri që në vend të tij më dha kunatën. Deri këtu e pranova. Pastaj problemi është se në vend të një njeriu, unë mbaja dy njerëz, dhe atë dhe kunatën. Nuk ndaheshin kurrë. Nga Tirana në Vjenë dhe anasjelltas. I kam të gjitha të filmuara këtu, i tha dhe tregoi një CD.
- S’ka problem, i tha Sandri. Nuk na duhet se e besojmë se e njohim.
- Problemi është se na dha qeveria rrugën e parë Vlorë- Levan, na pagoi dhjetë përqindshin dhe duhet të fillonim punë. Ky ortaku im me kunatën, morën lekët dhe na lanë pa filuar punë. Kemi tre vjet dhe akoma s’kemi bërë as 10 për qind të punës. Lekët i ka prishur dhe ne na ka mbytë në borxhe. Unë i kërkova llogari që atëherë në vitin 2008. Më kërcënoi dhe unë delegova një tjetër. Tani i njëjti hall vazhdon prapë. Sa herë që ne kërkojmë të dimë ç’bëhet me lekët që ka paguar qeveria për ne, se ne s’kemi lek të bëjmë rrugën, na kërcënon duke na thënë se do të na arrestojë, se ka folë me Sali Berishën, se ne bashkëpunojmë me armiq të tij etj. Si të betohem që i vetmi shqiptar që kam bashkëpunuar është ky njeri me kunatën?
- Të besoj, të besoj, i tha Sandri, se e njohim. Ça t’i bësh Fahro figurës. Hajt se e regulloj unë.
- Jo zoti Sandër se nuk e njihni ju se ç’të bën ai. Erdhi atëherë në Serbi bashkë me një biznesmen shqiptar. Ku nuk i çova. Dhe tek bunkeri i Titos i futa tek pjesa serbe e Bosnjës. S’do ta harroj kurrë, më tha. Erdha këtu, desh më vrau. Sa herë që i kërkoj lekët, më thotë sa fola me kryeministrin dhe atij i kan folë shumë keq për mua si serb. Po unë s’e besoj këtë. Ai na njeh mirë ne si familje. Unë i njoh dajat e gruas së tij në Beograd, janë njerëz të mirë. Kanë punuar gjithë jetën për shtetin. Janë njerëz super korrekt. Bile më thane, po do ndonjë rekomandim nga ne, ta japim. Jo, thashë, se kam gjetur një shqiptar me kunatën që hynë e dalin tek kryeministri. Ku e dija unë se në dorë të kujt kisha rënë.
- Mirë zotëri se do flas unë dhe ndoshta e rregullojmë. M’i sill njëherë ato letrat e firmës se ndoshta bëjmë bashkë ndonjë firmë tjetër serioze.
- Jo zoti Sandër, s’qenkemi marrë vesh. Unë nuk dua të hap më firma, dua të ik një orë e më parë, por dua të sqaroj qeverinë që s’i kam ndonjë borxh se s’kam parë lek me sy prej saj. I ka marrë ai burri me kunatën.
- E di mo e di se e njohim, por thashë të qetësoheshe. S’ka problem, flas unë me doktorin. Ka mendim të mirë ai për ju se më ka thënë. Po sidomos zëvendëskryeministri u ka shumë pikë të dobët. Nuk e di pse i ka mbetë kjo, por dhe ai ju do shumë. Ma lër këtu atë kasetën se ndoshta na duhet, i tha Sandri dhe e përcolli.