E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne gjykate Ema Andrea nuk pajtohet Ja pse dua divorcin

ifti marreveshje te meparshme per prishjen e marteses. Para gjykates secili nga palet jep vecmas argumentet per ndarjen

E kane vendosur martesa e tyre ka marre fund dhe per kete arsye duhet prishur sa me shpejt zyrtarisht. Kane nje marreveshje mes tyre ndonese jo te shkruar dhe te firmosur para noterit. Por qysh ne seancen e pare para gjyqtarit Engert Pellumbi Ema Andrea dhe Kostandin Kapo kane refuzuar me mirekuptim pajtimin dhe kane kerkuar te kalohet ne seance gjyqesore. Seanca ka filluar ne oren 1300 dhe ka perfunduar nje ore me pas perkatesisht 1400. Pas refuzimit te pajtimit secila nga palet per gati gjysme ore kane parashtruar vecmas para gjyqtarit arsyet e mospajtimit dhe pse duhet prishur kjo martese qe e ka humbur funksionin e saj prej vitesh. E para qe ka dhene shpjegimet e saj per divorcin ka qene paditesja Ema Andrea ndersa bashkeshorti i saj ka dale jashte se bashku me mbrojtesen e aktores. Me pas gjykata ka thirrur per te dhene shpjegime Konstandin Kapon. Ne fund te dy jane futur ne zyren e gjyqtarit ku ky i fundit i ka bere me dije qe me daten 25 janar do te zhvillohet seanca gjyqesore ndersa do ti jepet mundesi hapjes rruge te divorcit te tyre.

Kerkesa

Ne kerkesen civile drejtuar Gjykates se Tiranes per divorcin e saj Ema Andrea sqaronte se ajo dhe bashkeshorti i saj kishin lidhur martesen ligjore ne kryeqytet me daten 30 janar te vitit 1994. Nga bashkejetesa e tyre ka lindur nje vajze perkatesisht Sara Kapo ne 27 janar te vitit 1994. Jemi njohur me dashuri me njeri-tjetrin ndersa vitet e para te marteses i kemi kaluar mire se bashku. Me kalimin e viteve kemi verejtur se kemi mosperputhje mendimesh dhe karakteresh dhe per kete shkak prej 10 vitesh lidhja jone eshte jofunksionale e qe prej asaj kohe kemi jetuar te vecuar nga njeri-tjetri. Jemi perpjekur ne disa raste te shpetojme martesen tone por rezulton qe te gjitha perpjekjet ne kohe kane rezultuar te paefektshme. Ne keto kushte rezulton qe martesa jone e ka humbur teresisht qellimin per te cilin eshte lidhur dhe ne nuk mund te bashkejetojme serish me njeri-tjetrin - sqaronte ne kerkesen e saj aktorja. Duke u bazuar edhe ne dispozitat ligjore ne fuqi ajo paraqiti padine perpara Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane duke kerkuar te zgjidh gjyqesish kete ceshtje civile. Aktorja kerkon nga gjykata marrjen e kujdestarise se vajzes se tyre Sara Kapo caktimin e nje pensioni ushqimor ne favor te vajzes ne masen 25 mije leke te reja ne muaj. Po ashtu aktorja kerkon nga gjykata qe i ati i vajzes te kete mundesi takimi me te duke percaktuar cdo dite te enjte te javes nga ora 1600-1900 te shtunen e pare dhe te trete te cdo muaji nga ora 1000-1600 si edhe nje muaj gjate pushimeve verore.

Padia

Padia civile per divorcin e aktores mban numrin e ceshtjes 5473. Ajo u regjistrua ne Gjykaten e Shkalles se Pare me 20 dhjetor te vitit te kaluar. Ne objektin e kesaj padie aktorja kerkon nga gjykata zgjidhjen e marteses lenien e femijes per rritje dhe edukim paditeses caktim i pensionit ushqimor ne masen 25 000 leke ne muaj dhe diteve te takimit me te paditurin. Seanca e radhes eshte lene per tu shqyrtuar nga gjykata me daten 25 janar. Pritet qe gjykata te caktoje nje psikologe e cila do te shikoje kushtet ekonomike te te dy prinderve si dhe do te bisedoje me vajzen e ciftit se me ke deshiron ajo qe te jete nen kujdestari.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›