Në gjykate drejtori i Parkut Urban Shkodër
Shkodër- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka nisur proçedimin penal ndaj drejtorit të parkut të udhëtarëve, Petrit Stefa, i cili akuzohet nga organi i prokurorisë për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe vjedhjes. Gjykatësi Ken Dhima ka shtyrë seancen e parë gjyqësore në ngrakim të drejtorit Stefa për ti lënë kohë mbrojtjes të njihet me dokumentacionin përkatës.
Punonjës të parkut të udhëtarëve në Shkodër, kanë zhvilluar disa protesta madje dhe grevë urie, lidhur me mospagesën nga ana e ndërrmarrjes së një pjese të sigurimeve shoqërëore të tyre si dhe moszbatim të kontrarës kolektive të punës nga ana e drejtuesve të ndërmarrjes.
Por përveç këtyre aksioneve sindikaliste, shoferë, faturinë e punonjës të kësaj ndërrmarrjeje kanë nisur dhe një proçes ligjor , duke bërë kallëzim dhe depozituar në prokurori shkresa, dokumenta e prova të tjera, që sipas tyre rëndojnë dhe ngarkojnë me përgejgësi drejtuesit e Parkut të Udhëtarëve Shkodër .
Problemi i mosmarrëveshjeve mes drejtuesve të kësaj ndërrmarrjeje dhe një pjese të punonjësve të saj ka rreth tre vjet që është prezent në media dhe grevat e protestat e organizuara nga këshilli sindikal i parkut të udhëtarëve kanë sjellë probleme e mangësi në shërbimin urban të qytetit të Shkodrës.