Kuvendi miraton Buxhetin e vitit 2009
Tirane- Kuvendi miratoi me shumice votash projekt buxhetin e vitit 2009, pas nje votimi elektronik nen per nen. Ai u miratua edhe pas kontestimit shume te forte te opozites, e cila propozoi qe te nderpritej seanca dhe te merrej ne shqyrtim Paketa antikrize e grupit parlamentar te Partise Socialiste. Votimi nen per nen dhe ne teresi numeroi 76 vota pro, 34 vota kundër dhe 4 abstenim projektbuxhetin e shtetit për vitin 2009. P/buxheti i shtetit për vitin 2009 u diskutua për afro një muaj në Kuvend në të gjitha komisionet e përhershme, ndërkohë opozita e ka kundërshtuar këtë p/buxhet me argumentin se nuk realizon rritje ekonomike.
Nëpërmjet zbatimit të këtij p/buxheti, qeveria ka planifikuar të kryejë vitin e ardhshëm 383 miliardë lekë shpenzime, ndërsa të ardhurat që parashikohen të mblidhen nga taksat mund të arrijnë në 333 miliardë lekë. Pas miratimit, kryeministri i vendit pershendeti opoziten per propozimet e bera. "Ky eshte nje buxhet social"- ka thene ai, nderkohe qe opozita kerkoi pikerisht shtese fondesh per kete pjese te buxhetit.
12.13 Votimi për buxhetin, Malaj: Të ndërpritet seanca, të shqyrtohet paketa socialiste
Tiranë- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar ndërprerjen e seancës plenare dhe mbledhjen e komisionit të ekonomisë për të marrë në shqyrtim paketën e propozimeve të PS-së, lidhur me këtë buxhet. Deputeti socialist Arben Malaj ka prezantuar para deputetëve propozimet e bëra nga ekspertët socialistë, për përmirësin e buxhetit.
“Të rishikohen shpenzimet, të ulet fondi i kontigjencës, të biem dakord që të ardhurat nga privatizimi në këtë vit që ekonomia ka nevojë për stimulim të shkojë një pjesë më e madhe për investime. Të rishikohen fonde nga BE, që janë ende të ulëta dhe të mbahet parasysh propozimi i PS-së që grantet konkurruese të shkojnë për investime dirkete në nivel vendor”- tha Malaj, duke iu referuar paketës së propozimeve të bëra.
Sipas tij, është e nevojshme që për Shqipërinë të ketë një paketë antikrizë, që duhet të jetë sipas llogaritjes së bërë, 1% e Prodhimit të Brendshëm Broto, me vlerë deri në 11.8 milioadë lekë.
“Në këtë vit që vjen tentohet të ketë rënies të ekonomisë, rënie të dërgesave të emigrantëve, eksporteve e investimeve të huaja direkte. Të gjitha këto me efekt negativ në këmbimin e monedhës. Sot pranohet edhe në relacionin e buxhetit, që ekonomia në 09 pritet të ketë impakt negativ, e për më tepër në kushtet e Shqipërisë, kur mungon energjia”- tha Malaj.
Sipas tij, buxheti i vitit 2009, duhet të ketë elementë stumulues. Ai ka kërkuar që rritet buxheti social, për të rritur mbështetjen për grupet më të prekura dhe kjo të qartësohet me fond shtesë.
Malaj ka kërkuar paketë investimesh publike me efekt të menjëhershëm në ekonomi, jo celje investimesh elektorale, por fonde që përfundojnë investimet e nisura.
“Duhet një politikë investimesh të orientuara. Të qartësohet fakti që cdo investim i papërfunduar por që kërkon jo më pak se 33% të shumës të investohet për ta përfunduar atë. Financat nuk na u përgjigjën, për shumat totale të investimeve piublike, sa është investuar dhe sa është pjesa e mbetur, që të bënim shifrat”- tha ai.
Tjetër propozim është krijimi i një paketë stimulimi ndaj efekteve negative në nivel vendor. “Duhet të ketë fonde të qarta për kreditë e këqija ndaj bankave tona. Të ndalet arkëtimi i detyrimeve të prapambentura ndaj subjekteve organeve. Ngrirje të përkohshme për detyrimet, të inventarizohen pagesat e tepërta në tatime dhe dogana.
Shtyrja e pagimit të gjobave, për shkak të rënies së kredisë, të shikohen në pezullim të gjithë urdhrat administrative të cmimit të referencës dhe pagave referuese”- tha më tej ai, duke numëruar propozimet e bëra nga grupi spcialist.
Malaj ka theksuar se është e nevojshme të qartësohet rrisku i importit të energjisë dhe burimet potebciale të investimeve. Të qartësohen përllogarirtjet për të ardhurat nga Tvsh dhe akciza, si dhe të deklarohet një kosto përfundimtare për rrugën Durrës-Kukës burimet e financimit dhe koston e financimit.
“Këto propozime duhet të diskutoheshin në komision dhe të kishim gati shifrat përkatëse. Ndaj kërkoj të ndërpritet seanca dhe të vijojmë me shqyrtimin e tyre”- tha ai.