Në histori këtë vit maturantët do të lexojnë për: Gërdecin, Fazlliçin, privatizimin e INSIGUT, aktualisht 100% shtetërore
Sukseset më të dukshme u arritën në sferën doganore dhe tatimore. Vendosja e taksës së sheshtë(10%), ulja e tatimeve të ndryshme, organizimi i mirë i TVSH, organizimi i veprimtarisë së QKR (Qendra Kombëtare e Regjistrimit)të subjekteve private përbënte një sukses të qeverisë së re shqiptare. Investimet e huaja filluan të bëhen të ndjeshme në jetën ekonomike të vendit, sidomos në sektorin e minierave, çimentos, materialeve të ndërtimit, energjetikës, privatizimeve etj. Përveç privatizimit të lënë në mes nga socialistët (për shkak të përfundimit të mandatit) të Albtelekomit, përfundoi privatizimi i INSIG-ut, ARMO-s, OSSH (i ndarë nga KESH) dhe këto çmohen si suksese të rëndësishme.
Zgjedhja e Presidentit të ri, Bamir Topi, dhe zgjedhjet administrative e vendore të shkurtit 2007, sollën ekuilibra të rinj në jetën ekonomike, politike e sociale të vendit tonë. Këto ndikuan së tepërmi për gjallërimin e luftës politike, të arritjes së standardeve të kërkuara për NATO-n dhe MSA-në. Për disa reforma të rëndësishme pozita dhe opozita punuan së bashku duke sjellë shembuj të çmuar të demokracisë konsensuale. Një nga dukuritë më aktive në këtë periudhë ka qenë diplomacia parlamentare e drejtuar nga Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli.
Debati midis qeverisë dhe opozitës u zhvillua rreth ruajtjes së pavarësisë së institucioneve të pavarura, forcimit të drejtësisë - e cila vazhdimisht çmohej si bastion i korrupsionit aktiv në shoqërinë shqiptare. Pjesë e kësaj lufte politike ishin denoncimi i qeverisë nga opozita për korrupsionin gjigant në rrugën Durrës - Morinë, duke akuzuar ish-ministrin e Punëve Publike, L.Basha, si dhe denoncimi i shumë rasteve të tjera për tenderat e KESH etj. Tronditës u bë shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec pranë Tiranës, ku humbën jetën 26 vetë. Ish-ministri i Mbrojtjes, F.Mediu, dha dorëheqjen, por qeveria u ngarkua me një barrë shumë të rëndë në lidhje me këtë aferë, aq sa gjithnjë e më shpesh nga opozita po quhej si "qeveria e Gërdecit". Në këto debate u trajtua si një akt korrupsioni dhe "çështja Fazlliç" dhe opozita akuzoi qeverinë dhe Kryeministrin.