E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri shfajësohet pse injoroi Kongresin e PS për shkak të BlushitNga Antena brenda familjesSandri dje theu një tjetër rekord. Televizioni i tij nuk e konsideroi fare ngjarje Kongresin e Partisë Socialiste dhe nuk iu përkushtua asnjë minutë atij. Pas

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri shfajësohet pse injoroi Kongresin e PS për shkak të BlushitNga Antena brenda familjes

Sandri dje theu një tjetër rekord. Televizioni i tij nuk e konsideroi fare ngjarje Kongresin e Partisë Socialiste dhe nuk iu përkushtua asnjë minutë atij. Pasi u konsultua me Blushin, dhe pasi u sigurua se s’do të ndodhte asgjë me interes aty brenda, vendosi të mos merrej fare me të.

Doktori, i cili ishte në Sarandë për bisedime me Ilir Metën, e mori disa herë, por Sandrit s’po i ecte muhabeti.

- Sandër, ç’ka ndonjë gjë nga Kongresi?

- Po hiç doktor, asgjë. Ai k… s’i lë kamerat brenda, kur ka debat. S’ia vlen të merresh fare me të. Ashtu më tha dhe Blushi.

- Sandër, nejse, shiko, mirë, dakord, po shiko se kjo punë e kamerave, dakord jam, por dhe Kongresi është Kongres. D.m.th., një seancë debati do ta kenë ata.

- Po jo doktor, se ne thamë mos bëhej ndonjë gjë ta kalonim vëmendjen aty, dhe Blushi më tha s’ka ndonjë gjë të madhe. Ai ka shkelur gjithë rregullat e demokracisë në parti.

- Sandër, tani, demokracia në parti, e kupton vetë ti, ka rëndësi, por çdo gjë ka rëndësinë e vet, Ai tani, d.m.th., e ka bërë shumë gabim këtë punë, por ju s’duhet të kapeni shumë te demokracia në parti, se tani ti e di që kështu është në gjithë botën.

- Jo doktor, se Blushi po e sulmon, se thotë po e bën partinë si PD dhe ne na intereson ta themi këtë gjë.

- Në fakt Sandër nuk është se na intereson shumë kjo gjë, se PD është parti fituese dhe ta bësh partinë si PD do të thotë të fitosh, po Sandër nuk e bën dot partinë si PD, ai është një humbës.

- E di ç’ka thënë k… mo. Ka thënë që na ka vjedhur votat Berisha, që zgjedhjet nuk ia falim Berishës, që ai s’ka humbur, që do vazhdojë protestat, s’do njohë zgjedhjet, s’do hyjë në parlament….

- Sandër, normal. Kështu duhet të vepronte, madje të thashë që në fillim, këto duhet të ishin tezat e Blushit dhe jo të Ramës. Blushi shkon merr tezat e Pollos, d.m.th., shumë gabim. Të thashë që në fillim. Blushi duhet të ndjekë linjë të ashpër kundër meje, të fortë kundër zgjedhjeve, vetëm kështu mund të fitonte. Ka bërë gabim shumë. Krejt si Pollo. Shumë gabim. Pollo e ka kuptuar dhe ma ka thënë kaq herë tani që ajo ishte shumë gabim. Dhe në fakt ishte shumë gabim. Dhe në fakt Blushi ka bërë shumë gabim. Jo, kjo duhet pranuar.

- Po jo doktor se, pavarësisht kësaj, ajo parti e kishte një frymë demokracie.

- Sandër, ajo parti pati vetëm një shkëndijë demokracie në vitin 1999 dhe e mbylli aty. Pastaj si gjithë të tjerat. Jo, të flasim drejt tani, Blushi ka vepru gabim. Unë vërtet i premtova ndihmë, por ai duhet të ishte i ashpër me mua. Jo, ti e ke marrë më qafë. I flet gjithë ditën për PD dhe për mua dhe atij i duket vetja në PD. Jo, ke bërë gabim shumë. Jo, ta them unë ty. Ke bërë gabim. Jo, e ke marrë më qafë. Kishte gjithë shanset ai ta mundte këtë radhë, po ti o zotëri e mbështet atë sikur do marrë kreun e PD, jo të PS. Jo, ke bërë gabim shumë.

- Nejse, iku ajo doktor, s’po e jap fare. As më plas për ata b…q… se çfarë bëjnë. Blushin që kisha, ma hoqën. Tani as që merrem me ta. Shiko një çikë atë punën e qeverisë, se sa e mbyllët ju në Sarandë, u ça këtej nga Tirana. Se Tur Zheji dhe Sokol Axhemi nuk të pranojnë zëvendësministra. Dun ministra. Shiko mos e zbut pak, se dhe kjo na duhet.

- Sandër, mos u shqetëso për punën e Metës, se atë e rregulloj vetë. Shiko, këtë Blushin e more më qafë. Shiko, po më vjen keq shumë, se i kishte gjithë shanset. Urdhëro… Nejse, hajt natën e mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›