Transformimi i PrishtinësNga Jeroen van MarlePrania e mijëra të huajve që punojnë në ushtri, qeveri dhe OJF-të e Kosovës prej vitesh e ka ndryshuar tërësisht kryeqytetin e saj, Prishtinën. Jo vetëm infrastruktura fizike u është përshtatur nevojave t
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Transformimi i PrishtinësNga Jeroen van MarlePrania e mijëra të huajve që punojnë në ushtri, qeveri dhe OJF-të e Kosovës prej vitesh e ka ndryshuar tërësisht kryeqytetin e saj, Prishtinën.
Jo vetëm infrastruktura fizike u është përshtatur nevojave të institucioneve të huaja. Industria e shërbimeve lokale u është përshtatur nevojave të imigrantëve të pasur të përkohshëm.
Një shpërthim në ndërtimin e restoranteve, bareve, kafeneve dhe hotele ishte rezultat i ardhjes së të huajve. Tani që Kosova ka fituar pavarësinë dhe komuniteti ndërkombëtar po i përqendron burimet dhe njerëzit në zona më problematike të botës, çështja është se çfarë do të ndodhë më tej: A do të vijnë me shumicë biznesmenët dhe turistët dhe si do të mbijetojë biznesi privat?
Gjatë viteve, Prishtina ka ndryshuar nga një qytet provincial në vend të vetëdijshëm që di si të festojë, por që e kupton se në mëngjes ka shumë punë për të bërë. Në fillim, pub-e si Tricky Dicky’s ishin kryesisht të dominuar nga meshkujt, por me mbërritjen e një stafi me gjini më të përzier, nisën të ndërtohen bare dhe restorante më të mirë.
Vitet e fundit janë hapur lokale të sofistikuara që do të kishin zbukuruar rrugët e Berlinit dhe Londrës, shumë prej tyre të nisur nga emigrantët e kthyer me eksperiencën e nevojshme për të kuptuar se çfarë duhet të ofrojë biznesi i tyre. Restorante si Pur, Pishat dhe Tiffany’s dhe lokalet e natës përfshi Pacific Rim, Odyssea Bistro dhe Spray i kanë bindur vizitorët nga i gjithë globi që Prishtina ka ato çfarë duhen. Por, ku është ushtria e të huajve që do të zëvendësojë veteranët në ikje?
Parashikohet që biznesi i udhëtimit të rritet ngadalë, me maturimin ekonomisë dhe përmirësimin e lidhjeve të Kosovës me tregjet që e rrethojnë. Mungesa e hoteleve të mëdha të mira në gjithë Kosovën, mungesa e hoteleve eksituese në sistemin ndërkombëtar të prenotimeve në internet dhe mungesa e përgjithshme e informacionit me orientim biznesin janë faktorë që duhet të trajtohen para se qyteti të bëhet tërheqës për biznesmenin mesatar.
Ndërsa për turizmin, kushdo që ka qenë në pikat perëndimore të Kosovës e di që Kosova ka vende që mund të tërheqë një numër të mirë turistësh ndërkombëtarë - por, përsëri, shërbimet dhe informacioni i besueshëm mungojnë, dhe grupet turistike nuk mund të rrinë gjatë në Prishtinë, pasi të kenë parë Muzeumin Etnografik dhe qendrën e qytetit.
Nuk duket se Prishtina mund të joshë aq turistë sa duhet që të ruajë nivelin e tanishëm të shërbimeve.
Ndërsa kosovarët dalin jashtë dhe kthehen me ca pará dhe kërkojnë shërbime më cilësore, ata duhet të bëhen forca kryesore shtytëse e ringjalljes së Prishtinës. Megjithatë, interesi i të huajve është padyshim në rritje. Para se të dilte guida e parë në anglisht, iu dërgua një pyetësor disa dhjetëra të huajve që punonin në qytet, që u kërkonte rekomandimet për ngrënie, jetë nate dhe vende për t’i vizituar.
Shumica e përgjigjeve ishin se askush nuk do të ishte i interesuar për këtë qytet, le më pastaj të bëhej një guidë. Tre vjet më vonë, nevoja për informacion të besueshëm rreth Prishtinës dhe Kosovës ka treguar një rritje të qëndrueshme, gjë që tregon se Kosova mund të jetë shumë më tërheqëse se ç’mendojnë shumë nga ata që jetojnë e punojnë aty.