Zef Bushati: Progres Raporti i KE, vlerësim objektiv për zhvillimet në vend dhe punën e qeverisë
Partia Demokristiane, e drejtuar nga Anton Gurakuqi, vlerëson Raportin Vjetor të KE, për Shqipërinë, si tërësisht objektiv dhe në përputhje me zhvillimet në vend të koordinuara më së miri nga qeveria e drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha.
Sekretari politik i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të PDK, dhe njëherazi zëvendësministri i Integrimit, Zef Bushati, deklaroi se “Progres – Raporti i KE-së, është një demonstrim i qartë i arritjeve dhe përbën një bazë shumë të fuqishme për të plotësuar edhe më shpejt objektivat e reja që duhen për t’u realizuar në interesin e procesit të integrimit të Shqipërisë ne BE. Demokristianet mbështesin fort deklarimin e kryeministrit Berisha i cili e konsideron detyrim të të gjitha institucioneve të vendit procesin e integrimit evropian i cili së bashku me anëtarësimin në NATO përbëjnë dy projektet e shekullit për Shqipërinë dhe Shqiptarët”, tha Bushati.
Ndërkaq, përfaqësuesi i PDK, Bushati, i’u referua edhe zhvillimeve në Partinë Demokristiane. Sipas tij, PDK, do të ringrejë vlerat e nëpërkëmbura, do të pastrojë identitetin e njollosur dhe do të riforcojë unitetin në radhët e demokristianëve, megjithëse, siç theksoi ai, ka forca të errëta, ish grupe komunistësh, të cilët janë të interesuara që Partia Demokristiane në Shqipëri të mbetet gjithmonë e përçarë, në fraksione dhe që asnjëherë.
“Kush e mendonte se do të vinte një ditë mbas 17 vitesh jete politike të PDK-së, që një grup ish komunistësh do të “braktisnin” partinë e Milos për të uzurpuar drejtimin e Partisë Demokristiane e për ta shndërruar nga një parti që përfaqësonte të bardhën e spektrit politik, në një parti me ngjyrë portokalli social komuniste, e për të realizuar skenarin komunist, atë, të eliminimit nga skena politike të partisë më anti-komuniste, me vlerat më të mëdha të civilizimit e të qytetërimit evropian”, vuri në dukje Bushati.
Ai konfirmoi qartë dhe me siguri të plotë që PDK, nuk do të ketë asnjë lëvizje nga pozicioni politik dhe se subjekti politik do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mbështesë fuqimisht e të japë kontributin maksimal në koalicionin e mazhorancës së partive të qendrës së djathtë që qeverisin vendin.
Më tej, Sekretari politik i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të PDK, Zef Bushati, në emër të të gjithë demokristianëve, shprehu urimin për presidentit më të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama dhe duke mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë popullit shqiptar në përpjekjet e tij për t’u bërë pjesë e familjes euroatlantike.
...