Ne jemi 99,9 %
“Ne jemi 99 për qind”, është një slogan i mjaft i mirë. Ai përcakton përqasjen e klasës së mesme përkundrejt elitës. Dhe ky slogan gjithashtu tejkalon nocionin e krijuar në mënyrë të gabuar që pabarazia, që po rritet gjithmonë e më shumë i referohet kryesisht të arsimuarve më mirë, të cilët ecin më shumë në jetë se sa ata më pak të arsimuar; por në fakt përfituesit më të mëdhenj në këtë epokë të re rezulton të jenë një grusht njerëzish shumë të pasur dhe jo të diplomuarit nëpër kolegje.
Edhe pse i gjetur, megjithatë, slogani “99 për qind” ndihmon pak. Një pjesë e madhe e fitimeve të atij 1 për qindëshi në fakt shkojnë për një grup akoma më të vogël -tek ata më të pasurit - tek një e mijta e popullsisë. Dhe ndërkohë që demokratët, në përgjithësi, kërkojnë që kjo super-elitë të paktën të kontribuojë në terma afat-gjatë për uljen e deficitit, Republikanët kërkojnë t’i ulin taksat kësaj super-elite në emër të disiplinës fiskale. Para se të merrem me këtë konflikt të politikës, po bëj të ditur disa shifra.
Raporti i fundit i Zyrës së Kongresit (Amerikan) për Buxhetin nuk analizon asgjë brenda këtij 1 përqindëshi, ndërkohë që një raport më parë, ai i vitit 2005, e bënte këtë analizë. Sipas këtij raporti, midis 1979 dhe 2005 duke përllogaritur inflacionin, të ardhurat e amerikanëve nëpërmjet shpërndarjes së të ardhurave u rritën 21 për qind. Ndërsa për më të pasurit që janë 0.1 për qind kjo rritje shkoi 400 për qind. Për pjesën më të madhe të popullsisë, këto fitime të mëdha reflektuan në një rritje dramatike në shpërndarjen e të ardhurave të taksave tek super-elita. Por ka pasur gjithashtu edhe ulje të mëdha të taksave duke favorizuar të pasurit. Në veçanti, tatimi mbi fitimin ndaj kapitalit është shumë më i ulët se ai i vitit 1979 - dhe të pasurit, një e mijta e amerikanëve, gjysmën e të gjitha të ardhurave të tyre e marrin nga fitimet që nxjerrin nga kapitali që kanë.
Duke pasur parasysh këtë histori, pse republikanët bëhen avokatë të uljeve të mëtejshme të taksave për shumë të pasur edhe pse ata paralajmërojnë një deficit dhe rënie drastike të kërkesës në programet e sigurimeve shoqërore? E pra, përveç britmave “Luftë klasash” sa herë që janë ngritur pyetje të tilla, përgjigja e zakonshme është se super-elitat “krijojnë vende pune” - që do të thotë se ata japin një kontribut të veçantë për ekonominë. Pra, ajo që ju duhet të dini është se bëhet fjalë për një ekonomi “të keqe”. Në fakt, ajo do të kishte qenë një ekonomia e keqe edhe nëse Amerika do të kishte pasur ekonominë e tregut më të idealizuar dhe më të përsosur në fantazinë konservatore. Në fund të fundit, në një ekonomi tregu ideale çdo punëtor duhej të paguhej po aq sa ai ose ajo do të kontribuonte në ekonominë e vendit, as më shumë dhe as më pak se kaq. Dhe kjo duhet të ishte po aq e vërtetë si për punëtorët që fitojnë 30.000 $ në vit ashtu dhe për drejtuesit që fitojnë 30.000.000 $ në vit.
Por, ju mund të thoni se të pasurit paguajnë taksa! Në të vërtetë, ata paguajnë taksa. Dhe nga pikëpamja e “99,9 për qindëshit” ata mund - dhe duhet - të paguajnë shumë më tepër taksa, dhe jo t’u ofrohet një ulje tjetër taksash. Megjithatë, a nuk janë këta të pasur që mbështesin prodhimin e risive të cilat janë më me tepër vlerë për shoqërinë se sa të ardhurat që ata marrin? Sigurisht, por nëse ju shikoni se nga kush përbëhet ky 0,1 për qind i këtij grupi, është e vështirë të shmangësh daljen në përfundimin se, në përgjithësi, anëtarët e super-elitave janë të mbi-paguar jo, të nën-paguar për atë që bëjnë. Shumë pak prej kategorisë ”0,1 për qind” janë inovatorë të tipit Steve Jobs, shumica e tyre janë “bosa” të korporatave apo sipërmarrës financiarë.
Nga një analizë e kohëve të fundit doli në përfundimin se 43 për qind e super-elitave janë drejtuesit në kompanitë jo-financiare, 18 përqind janë në sektorin e financës dhe një tjetër 12 për qind janë avokatë, ose drejtues në pasuri të patundshme. Dhe këto nuk janë profesione ku mund të dallohet një marrëdhënie e qartë ndërmjet të ardhurave të dikujt dhe kontributit të tij në ekonomi. Ndërkohë, kriza ekonomike tregoi se pjesa më e madhe vlerave të krijuara nga financat moderne ishte një mirazh. Ashtu si shprehet edhe drejtori i Bankës së Anglisë në lidhje me stabilitetin financiar kohët e fundit, kthimi i lartë i shpenzimeve mbrapsht (pra rikthimi i shpenzimeve përsëri tek njerëzit në formën e të ardhurave) para krizës thjesht reflektonte rritjen e rrezikut të investimit, rrezik që erdhi jo nga vetë sipërmarrësit por nga investitorë naivë apo nga tatimpagues, të cilët mbetën duarbosh kur gjithçka kishte shkuar keq. Pra, a duhet ta urrejë “99,9 për qindëshi” këtë 0.1 për qind të popullsisë? Jo, aspak. Por ata duhet të injorojnë të gjithë propagandën për "krijuesit e vendeve punës" dhe të kërkojnë që super-elita të paguaj shumë më tepër taksa.
Paul Krugman, ekonomist i njohur. Laureat Nobel për Ekonomi