E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Pavarësisë, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton uron shqiptarët

27-11-2011 / Gazeta 55

99 vjet Pavarësi, Klinton: “Shqipëria, aleat dhe mik i ngushtë i SHBA-ve”

Në 99 – vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton uron shqiptarët. Më anë të një mesazhi në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit, Klinton shprehet se mes “Shqipërisë dhe SHBA-së ka një histori të gjatë bashkëpunimi dhe miqësie”. “Ne sot jemi partnerë dhe punojmë në NATO dhe stabilitetin në rajon”- shprehet Klinton. Në emër të Presidentit Obama, ajo thekson se ky 28 Nëntori, është ditë e veçantë për kombin shqiptar. “Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, jam shumë e lumtur të uroj popullin e Shqipërisë teksa festoni Ditën e Pavarësisë në këtë 28 nëntor. Dy vendet tona bashkë-ndajnë një histori të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi. Sot, po e forcojmë këtë partneritet ndërkohë që punojmë krah për krah në NATO dhe nxisim stabilitetin në rajon dhe kudo në botë. Vazhdojmë të mbështesim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe nxisim udhëheqjen politike të Shqipërisë që të punojë së bashku për t’u siguruar që vendi të ecë përpara. Populli shqiptar do një qeveri transparente, udhëheqje që jep llogari dhe institucione të forta demokratike që do të ndihmojnë për të ndërtuar një të ardhme të begatë dhe të sigurt. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë vendosmërisht me popullin e Shqipërisë teksa punojmë së bashku për t’i arritur këto synime”- shprehet Klinton në mesazhin e saj. Sekretarja e Shtetit thekson gjithashtu se SHBA-të janë dhe do jenë një partner dhe mik për Shqipërinë. “Ndërkohë që festoni këtë ditë të veçantë, duhet të dini që Shtetet e Bashkuara janë një partner dhe një mik. I uroj të gjithë popullit të Shqipërisë më të mirat dhe pres me kënaqësi të thellojmë partneritetin tonë në vitet që do të vijnë”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›