Zaneti karikon zikaltrit: Gati për Romën
Kampionët e trefishtë të sezonit të kaluar do të përballen me verdhekuqtë, në atë që vitet e fundit është shndërruar në sfidën karakteristike të futbollit italian. Objektivi i radhës është Superkupa e Italisë, të cilën Interi dëshiron ta bëjë të vetën për të shpresuar në gjashtë trofe gjithsej (duke përfshirë edhe Superkupën e Evropës me Atletikon e Madridit më 27 gusht dhe botërorin e klubeve në dhjetor).
Kapiteni Havier Zaneti vlerëson forcën e kundërshtarit, i cili për pak më tepër se gjysmë ore ishte kampioni virtual i Serisë A në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar. “Do të vuajmë, sepse Roma është gati të na vërë kurdoherë në vështirësi. Por ne jemi gati”, siguroi legjenda zikaltër.
Kampionët vijnë në këtë sfidë pa Mario Balotelin, kurse kryeqytetasit me një armë më tepër në përbërje: Adrianon. “Mario zgjodhi vetë të shkojë te Siti dhe ne i urojmë gjithë të mirat. Kurse Adriano është një futbollist i madh, e respektojmë dhe i urojmë fat në të gjitha ndeshjet. Përveç atyre kundër Interit”, shtoi 37-vjeçari.