E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarko mbikeqyr spiunimin e gazetareve

Nje reviste franceze dhe gazeta e perditshme prestigjioze Le Monde deklarojne se Presidenti i vendit perdor lojera te poshtra per te hetuar gazetaret e bezdisshem

Presidenti francez Sarkozi personalisht mbikeqyr nje grup agjentesh sigurie te cilet spiunojne gazetaret problematike franceze. Ky lajm eshte bere i ditur dy dite me pare. Sigurisht qe pallati Elize pra pallati presidencial e ka mohuar nje deklarate te tille dhe e ka quajtur qesharake.

Sipas gazetes satirike te perjavshme Le Canard Enchaine Presidenti Sarkozi urdheron rregullisht shefin e Sherbimit te Brendshem Sekret te Frances qe te hetoje dhe te zbuloje burimet e atyre gazetareve qe kane shkruar apo shkruajne artikuj qe kane per qellim ta vene ate dhe qeverine e tij ne drite te keqe. Nje grup agjentesh brenda Division Centrale du Renseignement Interrieur DCRI qe eshte sherbimi inteligjent i brendshem sapo eshte krijuar dhe detyra e tij eshte qe te drejtoje hetimet ne lidhje me gazetaret dhe burimet e tyre. Sipas gazetes se mesiperme qe nga fillimi i vitit Sarkozi personalisht ka nderhyre ne disa raste edhe me vete kreun e sherbimit te brendshem Bernard Squancini nje person ky i emeruar ne kete detyre nga vete Presidenti e si pasoje besnik i tij. Po sipas gazetes sa here qe Sarkozi haste ndonje artikull hetues qe vinte ne pozite te veshtire ate vete apo te aferm e miq te tij ai urdheronte qe artikullshkruesi te vihej ne pergjim. Lideri i Partise se Qendres se Djathte te Sarkozise Xavier Bertrand ka akuzuar revisten per botimin e nje absurditeti te madh. DCRI tha se Sarkozi nuk ka dhene kurre urdhra te drejtperdrejte ne lidhje me hetimin e gazetareve. Megjithate burime brenda DCRI i kane konfirmuar gazetes prestigjioze Le Monde se skuadra antirrjedhje ka ekzistuar brenda agjencise se kunderzbulimit me qellim mbrojtjen e sigurise kombetare. Nje politikan i opozites i krahasoi keto akuza te turpshme ndaj Sarkozise me ato te ceshtjet famekeqe te Watergate ne Shtetet e Bashkuara ne vitin 1970. Aurelie Filippetti i Partise Socialiste akuzoi Presidentin Sarkozi se eshte djali shpirteror i Richard Niksonit. Per sa i perket artikullit ne revisten satitirike nje fakt i pazakonte ne lidhje me te eshte se ai ndryshe nga tradita e publikimit artikulli kete here ishte me emer dhe autori ishte vete botuesi Claude Angeli. Ai dje deklaroi edhe per nje radio franceze se historia bazohej ne nje informacion te dale nga vete sherbimi i brendshem francez. Nuk do te kishim shkruar kurre nje artikull te tille te forte nese nuk do te kishim nje burim te fuqishem brenda agjencise ka deklaruar artikullshkruesi. Titulli i gazetes ishte me te vertete i rende Sarko mbikeqyr spiunimin e gazetareve. Akuzat pasojne nje vendim dramatik te ndermarre ne shtator nga e perditshmja Le Monde per te hapur nje ceshtje penale kunder personave te panjohur per perdorim te mundshem te sherbimeve te kunderzbulimit per te sulmuar shtypin.

Gazeta me e respektuar e Frances beri te ditur se zyra e Sarkozise kishte krijuar brenda DCRI nje kabinet te zi ose me mire kishte krijuar nje operacion te piset per te zbuluar burimet qe u kishin dhene gazetareve informacionet ne lidhje me grindjet ne familjen LOreal si dhe skandalet per financimet e paligjshme politike. Nje ceshtje ligjore eshte duke u zhvilluar kunder X apo nje personi te panjohur por qeveria franceze ka refuzuar qe te leshoje dokumente sensitive per prokuroret publike ne Paris me argumentimin e ceshtjes te sigurise shteterore. DCRI pranon se ka kerkuar neper tabulate telefonike per te kapur nje figure te larte ne Ministrine e Drejtesise qe mund te jete edhe burimi i rrjedhjeve te informacionit te poseduar dhe publikuar nga Le Monde ne muajin korrik. Behet fjale per aferen e shumepermendur qe tronditi qeverine Bettencourt-Woerth. Edhe pse agjencia ngulmon se te gjitha veprimet e saj kane qene konform me ligjin me vone ka dale se ajo nuk kishte kerkuar paraprakisht autorizimin e organizimit shteteror qe merret me ceshtjen e pergjimeve dhe te autorizimeve te tyre. Skandali i familjes se gruas me te pasur ne France u publikua veres se kaluar dhe u shnderrua ne nje skandal me permasa shteterore. Ministri i buxhetit te qeverise se Sarkozise dhe ish-shefi i thesarit te fushates se tij zgjedhore Eric Woerth u akuzua nga media per nxitje dhe kryerje te donacioneve te paligjshme politike si dhe per perfitime personale nga ana e menaxherit personal te zonjes Bettencourt trashegimtarja e pasur e firmes kozmetike LOreal.

Gjate javeve te fundit ka pasur nje seri vjedhjesh te pashpjegueshme dhe grabitjesh te kompjutereve dhe pajisjeve te tjera nga shtepite dhe zyrat e gazetareve qe kane shkruar shkrime investigative ne lidhje me ceshtjen Bettencourt. Nje kompjuter laptop dhe nje sistem pozicionimi global jane vjedhur nga shtepia e Gerard Davet e gazetes Le Monde. Nje tjeter kompjuter qe i perkiste Herve Gattegno u vodh nga zyrat e revistes se qendres se djathte Le Point. Dy kompjutere dhe disa pajisje te tjera u vodhen nga zyrat e nje uebsajti investigative Mediapart qe ka qene edhe sajti kryesor qe eshte marre me zbulimin dhe publikimin e aspekteve te ceshtjes Bettencourt. I pyetur ne lidhje me keto krime gjate nje konference per shtyp qe Sarkozi ka dhene ne Bruksel Presidenti ka hezituar dhe ka thene se nuk e kuptonte se perse kjo pyetje duhej qe ti drejtohej atij. Dhe si gjithmone edhe ne kete rast Sarkozi harroi qe te pakten ta denonte nje veper te tille kriminale.

Betejat mediatike te Sarkozise

Gazeta me prestigjioze e Frances Le Monde ka akuzuar Presidentin e vendit ne muajin shtator se ka perdorur ne menyre te paligjshme sherbimet sekrete per ti bere presion shtypit. Sipas gazetes ajo ka nisur nje proces ligjor kunder personave te panjohur ne pallatin Elize per thyerje te ligjit 100-vjecar francez qe u garanton fshehtesine burimeve gazetareske. Pallati Elize i ka mohuar akuzat. Presidenti Sarkozi urdheroi shkrirjen e dy agjencive inteligjente konkurruese dy vjet me pare. Ai tha se ndryshimi ishte i nevojshem per shkak te rritjes se efikasitetit dhe krijimit te nje agjencie franceze sipas modelit te FBI-se. Megjithate thuhet se ai ka dyshuar nese njera nga agjencite ne mos te dyja bashke kishin luajtur nje rol te madh ne fushatat mediatike qe u ndermoren kunder tij gjate periudhes se deshtimit te marteses se tij me bashkeshorten e dyte Cecila Attias.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›