E Diel, 1 Nëntor 2026

Tri skenare per zhvillimin e bujqesise

Bujqesia eshte nje sektor shume i rendesishem i ekonomise shqiptare jo vetem per shkak te kontributit ne Prodhimin e Pergjithshem Bruto i cili eshte rreth 17 e PPB por me shume per faktin se gjysma e popullsise siguron bazen e te ardhurave nepermjet ketij sektori. Ne kete kontekst zhvillimi i bujqesise eshte i nje rendesie te vecante si per ardhmerine e ekonomise shqiptare ashtu edhe per mireqenien e popullates ne zonat rurale. Vitet e fundit jane bere perpjekje per te mbeshtetur sektorin bujqesor. Kjo ka ndodhur si indirekt nepermjet investimeve ne infrastrukturen rurale ashtu edhe direkt nepermjet nismave dhe incentivave rregullatore. I tille eshte ligji per krijimin e fermave bujqesore. Nje ligj harmonik i cili synon ta nxise bujqesine te zhvillohet ne drejtimin e duhur. Megjithate sektori i bujqesise te pakten nga pikepamja e zhvillimit ekonomik nuk eshte aty ku duhet te jete. Kjo eshte e faktuar per arsye sepse bujqesia ne Shqiperi rritet me ritme me te uleta se sa rritja e pergjithshme ekonomike. Sipas INSTAT per periudhen 2000-2008 PBB eshte rritur mesatarisht me 6.1 ndersa sektori i bujqesise me 3.85. Zgjidhja me efikase do ishte fuqizimi i ketij sektori nepermjet financimeve private ne shuma monetare sinjifikante per ngritjen e fermave te mesme dhe te medha. Kjo duhet te ndodhe edhe ne funksion te integrimit te bujqesise shqiptare ne tregjet nderkombetare. Dicka e tille mund te arrihet nepermjet krijimit te instrumenteve financiare private te cilat mund ti garantojne ketij sektori frymemarrjen e nevojshme per rruge te larget. Politikat qeveritare apo subvencionet nga buxheti publik mund ta ndihmojne bujqesine por nuk mund te garantojne nje zgjidhje afatgjate. Ky eshte nje parim themelor i zhvillimit te ekonomise bujqesore ne vendet kapitaliste. Sektori privat bankar ai dhe vetem ai mund te ofroje zgjidhjen afatgjate per zhvillimin e bujqesise. Ne Shqiperi duhet qe sektori bankar te ndergjegjesohet te veshtroje ne sy potencialin perfitues te bujqesise shqiptare dhe ta kapitalizoje ate duke investuar nepermjet kredidhenies. Me poshte po paraqesim tre skenare per zhvillimin e bujqesise shqiptare.

Pas renies se komunizmit edhe ne Shqiperi toka bujqesore u privatizua. Politikat liberalizuese te tregut bujqesor cuan ne shperberjen e 550 ish-fermave bujqesore me nje siperfaqe te pergjithshme prej 560.000 hektaresh. Per rrjedhoje sot bujqesia shqiptare eshte e segmentuar ne ferma te vogla me nje siperfaqe mesatare prej afro 1.3 hektaresh. Nje mesatare teper e vogel dhe qe ka diktuar pamundesine per te aplikuar ne prodhimin bujqesor ate qe ne ekonomi quhet ekonomite e shkalles. Zakonisht ne veprimtarite prodhuese me shtimin e vellimit te prodhimit reduktohen ne perpjesetim te drejte me te edhe kostot e prodhimit. Eumlshte pikerisht ky procesi te cilit i referohemi me termin ekonomi te shkalles. Por madhesia e thene ndryshe vogelsia e fermave shqiptare nuk lejon prodhimin ne nivele te larta per njesine e fermes. Kjo sepse fermat tona jane te shperndara ne nje menyre jo eficiente per njesi. Prandaj eshte e detyrueshme qe sektori bujqesor te orientohet drejt njesive prodhuese me madhesi mesatare 30 apo 40 here me te madhe se mesatarja e tanishme. Ne kete kontekst ligji per krijimin e fermave me incentivat qe ofron eshte pozitiv. Pamundesia per te aplikuar ekonomite e shkalles i ben produktet tona bujqesore me te shtrenjta dhe pengon zhvillimin e bujqesise. Vertet fermat percjellin nje konotacion komunist por ekonomia duhet te orientohet nga logjika e tregut dhe jo nga simbolika historike.

Nderkohe paralel me zgjerimin e madhesise mesatare te fermave duhet te mendohet per financimin e zhvillimit te sektorit bujqesor. Fermeret kane te ardhura te pakta te pamjaftueshme per te investuar ne ngritjen e infrastruktures se fermes. Nje ferme e suksesshme nuk kerkon vetem toke te bollshme apo devotshmeri nga banoret rurale per tu zotuar ne pune por mbi te gjitha kerkon nje infrastrukture teknologjike te prodhimit e cila shoqerohet me nje fature financiare. Per te zgjidhur ceshtjen e financimit te bujqesise nuk mjaftojne politikat publike. Kjo zgjidhje duhet te ofrohet nga mekanizmat financues te tregut. Eumlshte pikerisht sektori privat bankar ai qe duhet te vihet ne pune per te furnizuar me kapital sektorin bujqesor. Kjo jo thjesht sepse duhet zhvilluar sektori bujqesor per arsye sociale por sepse tokat e begata te vendit jane nje mundesi perfitimi deri tani e pakapitalizuar. Ne kete rast do perfitonte sektori bujqesor dhe banoret rurale por do perfitonin shume edhe vete bankat. Aktualisht bankat tregtare ofrojne kredi ne shuma te medha por qe kerkojne kolateral i cili fermereve u mungon. Ekzistojne edhe instrumente mikrofinanciare per kredidhenie te vogla ne shuma nga 10 deri ne 50 mije dollare. Megjithate mungon pikerisht ajo rruge e mesme financimi per te ofruar kredi pa kolateral ne intervalin e shumave nga 100 deri ne 300000 USD. Eumlshte pikerisht ky instrument financiar qe i nevojitet zhvillimit te bujqesise duke llogaritur me perafersi financimet e nevojshme per te investuar ne nje ferme te nje madhesie 30-40 hektare.

Mund te rekomandojme dy skenare per te zgjidhur problemin e financimit te fermave bujqesore. Njeri do te ishte krijimi i Bankes Kombetare Agrare e cila do te fokusohej teresisht ne projekte bujqesore. Kjo banke edhe mund te iniciohet nga shteti por ne asnje rast nuk duhet te limitohet vetem nga fondet publike. Edhe nese themelohet nga shteti fondet publike duhet te perbenin vetem nje pjese te vogel e cila te mos te kalonte shifren 20. Pjesa tjeter duhet te suplementohet nga fonde private duke e formatizuar hipotetikisht Banken Agrare si nje partnership midis publikes dhe privates por me dominim te theksuar privat. Nje banke e tille duke u perqendruar ne financimin e projekteve bujqesore do tu mundesonte fermereve kredi per te financuar projektet e tyre. Banka te tilla ekzistojne ne shumicen e vendeve te zhvilluara. Vertet bankat tregtare aktualisht mund te ofrojne kredi per projekte bujqesore por normat e interesit jane shume te larta ne shifra rreth 24. Kjo perqindje e larte e kombinuar me kerkesat strikte per kolateral i ben keto kredi aspak funksionale. Prandaj Banka Agrare do sherbente si nje banke e fokusuar ne nje sektor te vetem me qellim kalkulimin sa me te sakte te riskut per te ofruar kredi me norma interesi te uleta ose te pakten detyrimisht me te uleta se 24.

Nje skenar i dyte per garantimin e kreditimit per fermeret do te ishte ngritja e fondeve financiare te investimit te perqendruara ne sektorin bujqesor. Edhe kjo zgjidhje kerkon veprimin e operatoreve private. Duke iu referuar praktikes boterore keto fonde jane te ngjashme me format e mikrofinancimit por ofrojne shuma me te medha kreditimi si dhe e garantojne kapitalin e tyre duke u marre hua kompanive te medha me te cilat kane lidhur paraprakisht kontrata furnizimi. Keto dy tipare i vecojne keto fonde nga ato te mikrofinancimit bujqesor. Fonde te tilla jane zhvilluar se fundi ne Ameriken Latine. Biznesmene lokale kane negociuar me kompanite e medha boterore si Starbucks e Nestle dhe kane lidhur kontrata per ti furnizuar keto kompani me prodhime blegtorale. Ne te njejten kohe prej kompanive gjigante kane huazuar edhe kapitalin te cilin me pas keto fonde ua huazojne fermereve me nje perqindje me te larte. Tipikisht kapitali huazohet me nje norme interesi 2.5-3 per qind nga kompanite e medha per tua huazuar me pas fermereve me norma 12-13 per qind. Pra nje norme interesi teper e arsyeshme per fermeret ne krahasim me 24 perqindeshin e huazuar nga bankat tregtare. Kjo ndodh sepse keto Fonde Investimi duke qene te vogla kane mundesi ti njohin e monitorojne me eficience projektet ku investojne por edhe sepse e kane te garantuar shitjen e prodhimit te fermereve. Te dyja keto elemente i bejne financimet e tyre aspak riskoze nga pikepamja e kalkulimit te riskut. Nje e vecante tjeter e kesaj praktike e perhapur me shume sukses vitet e fundit eshte se keto Fonde Investimi kane krijuar vete ferma duke negociuar me banoret lokale aty ku ka pasur hapesira te lira. Pronesia e tokes mbetet te fermeret lokale ndersa fondet thjesht keshillojne per nje perdorim sa me racional te hapesirave boshe. Bujqesia shqiptare ne keto caste mund te shfrytezoje nje sasi te konsiderueshme hapesirash te lira. Pra ekzistojne mundesi te medha fitimi nese praktika te tilla do te implementoheshin ne Shqiperi. Eksperienca e vendeve te Amerikes Latine na ilustron se kjo praktike ka funksionuar ne vende te ngjashme me Shqiperine per nga niveli i zhvillimit ekonomik. Fakti qe keto fonde operojne duke pasur paraprakisht kontrata te mbyllura furnizimi me kompani te medha do te sherbente per te ankoruar produktet shqiptare ne tregjet e huaja.

Tashme ka ardhur koha te bejme dicka per te vene ne perdorim nje kapital natyror si tokat bujqesore. Organizimi i bujqesise ne ferma te mesme e te medha skenari i pare do ishte nje hap shume i nevojshem dhe i dobishem. Megjithate pervec organizimit jo eficient sektori bujqesor vuan edhe nga mungesa e financimit. Tashme Shqiperia eshte nje ekonomi kapitaliste. Kjo kerkon qe si politikat publike ashtu edhe sektori privat te qarkulloje kapitalin sipas kerkesave te ketij realiteti ekonomik. Duhet te jete e qarte per sektorin bankar se ne Shqiperi ne keto vitet e fundit eshte mbiinvestuar ne sektore si ndertimi apo sherbimet. Tashme ka ardhur koha ti jepet edhe sektorit bujqesor nje shans nga bankat. Sensibilizimi i sektorit bankar per te investuar ne bujqesi skenar i dyte i kombinuar me perpjekje te tjera ne formen e Fondeve te Investimeve skenari i trete do te perbenin nje pakete solide per te financuar zhvillimin e bujqesise. Duhet theksuar se skenaret e mesiperm nuk jane alternative por plotesues te njeri-tjetrit. Perparimi i sektorit bujqesor nepermjet tyre do te permiresonte ndjeshem strukturen dhe ritmet e rritjes ekonomike si dhe cilesine e jeteses se me shume se gjysmes se popullsise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›