E Diel, 1 Nëntor 2026

Verejtje per ligjin Per Artin dhe Kulturen

/ /

NgaARBEN KUMBARO

Qe ne krye te heres duhet thene se Ligji ben per qellim zgjidhjen e dy problemeve qe kane pak lidhje me njeri-tjetrin

1 Zgjidhjen me ligj te shperndarjes se fondeve publike te destinuara per institucionet e spektaklit te gjalle. Ne shume vende kjo realizohet nepermjet Ligjit te Spektaklit te Gjalle.
2 Zgjidhjen me ligj te fondeve te destinuara per Iniciativen e Lire ne Art. Kjo zgjidhet nepermjet keshillave te Artit qe ka nevoje per nje tjeter hapesire ligjore e cila per shume arsye nuk ka lidhje me problemin e permendur me siper.
Kjo eshte nje nga arsyet qe ligji eshte shkruar ne menyre kontradiktore autoritariste dhe nuk e zgjidh problemin qe merr persiper por e komplikon me teper ate. Kjo e ben ligjin te pangjashem me asnje rast tjeter ne bote. Pyetja qe shtrohet eshte Pse duhet te shpikim gjera qe bota i ka zgjidhur me kohe Ligji eshte shkruar nga njerez qe nuk kane njohjen dhe kulturen per ta bere kete.
Si pasoje propozojme qe ligji duhet rishkruar dhe ndare ne dy ligje te ndryshme per dy probleme te ndryshme.
Konkretisht konceptet e gabuara mbi te cilat eshte shkruar ky ligj nen per nen jane
1- Termat shpjeguese te ligjit duhen rikonceptuar dhe korrigjuar. Nuk ka nevoje te shpjegohen gjinite apo zhanret e artit ne nje ligj me terma teknike per artin. Per shembull pse shpjegohet komedia dhe jo dramaetj.
2- Kreu 2 neni 5. Mbi cfare kriteresh ndahen institucionet qendrore nga ato vendore Vartesia se nga e merr buxhetin per institucionin apo niveli i produktit artistik. Ne kete logjike qendra per femije duhet te jete institucion qendror Absurdi i Teatrit te Komedise Teatri i Komedise ne formen e paraqitur ne kete ligj nuk ekziston ne asnje vend te botes. Ai eshte thjesht nje reminishence e sistemit te kultures dhe propagandes komuniste nga e cila buronte filozofia e kultures se masave. Konvertimi i Estradave te dikurshme ne teater komedie eshte nje praktike dhe teori e deshtuar.
3- Neni 6 pika 2. Pse a nuk i kane institucionet vendore keto qellime qe i kane institucionet qendrore Kete e them se me sa papergjegjesi eshte shkruar ky ligj ku shpetojne edhe gjera kaq te trasha
4- Neni 6 pika 3. Mbi cfare kriteresh u beka audicioni nje here ne dy vjet Ne cilin teater te botes ndodh kjo gje Ketij neni i mungon thelbi qe do ta ndryshonte sistemin e kultures teatrale ne menyre radikale. - Koncepti i kontrates artistike. Artisti paguhet per aq sa punon ne raport me vlerat e krijimtarise se tij. Kontratat e jetes ne art jane te mundshme vetem ne sistemet autoritare dhe diktatoriale ku ti shmang konceptin e konkurrences se lire.
5- Neni 10. Bordet jane formale sepse zgjidhen nga titullari dhe nuk ka sens vendimmarrja e tyre. Ato duhet te zgjidhen jo me propozim te titullarit duhet te jene keshillimore dhe monitorues. Bordi e therret kryetarin jo kryetari bordin. Ne piken 1 thuhet se eshte statuti ai qe percakton strukturen e bordit ndersa ne piken 3 behet taksative struktura qe deri diku e ben ligjin konfuz. fare lidhje ka perfaqesuesi i Min. se Financave ne bord
6- Duhen percaktuar ne ligj marredheniet financiare me buxhetin e shtetit ne institucionet publike. Si percaktohen ato dhe cfare detyrimesh ka shteti dhe nga ana tjeter institucioni buxhetor ndaj shtetit. Si pasoje e mungeses se sistemit te kontrates mungojne te gjitha aktet ligjore qe e rregullojne kete marredhenie ne kete ligj. Kjo i hap rruge improvizimit abuzimit dhe shperdorimit te fondeve publike. Kush eshte autoriteti qe percakton cmimet e references se krijimtarise artistike ne keto institucione
7- KREU 4
Qe ne fillim duhet thene se QKAK eshte konceptuar si nje klonim i sistemit te MTKRS dhe rezultati final nuk eshte asgje tjeter vecse nje fryrje e sistemit burokratik dhe administrativ te menaxhimit te fondeve publike te artit dhe shperdorim te ketyre fondeve jo per qellime artistike. Me kete konceptim te ligjit reformimi eshte thjesht iluzion politik abuziv.
Mjafton te themi se bordi zgjidhet vertikalisht nga lart poshte nen trysnine politike per te vertetuar ate cka thame me siper. Mjafton te them gjithashtu se edhe kryetari zgjidhet politikisht vertikalisht nga lart poshte ne hierarkine shteterore.
I gjithe sistemi i organizimit te QKAK eshte i paqarte dhe le hapesire per abuzim. Nuk ka asnje te ngjashem me te ne bote.
8 - KREU 5
shte shembulli me i mire i abuzivizmit me fondet publike te ketij ligji. Te gjitha perpjekjet behen si ti shkeputen fondet publike per artin dhe kulturen nga vendimmarrja politike. Kreu i 5-te ben krejtesisht te kunderten. Kjo stimulon sistemet paralele dhe mafioze - black mail - ne vendimmarrjen e fundeve publike per art dhe kulture.
9 - Sa i takon festivaleve dhe tradites se tyre duhet pare mundesia e kthimit te disa prej tyre ne institucione publike si ne shume vende perendimore.
10 - Neni 32 irracional. Ne cilen eksperience ne bote eshte mbeshtetur ky detyrim taksativ i fondeve per art dhe kulture. Subvencioni mbeshtetet mbi bazen e konkurrences rentabilitetit dhe cilesise artistike mbi baze projekti jo te vjetersise ne pune.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›