Raporti, Meta: Vërtetoi se bojkoti i PS, s'ka arsye
TIRANE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, vlerësoi si realist, konstruktiv dhe që mbyll cdo problematikë raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR .
Raporti i OSBE-ODIHR mbyll kapitullin e zgjedhjeve problematike në Shqipëri.”- deklaroi Meta në një prononcim për shtyp nga selia e LSI-së duke shtuar vërejtjet do të bëjnë dhe bazën e reformave elektorale në vend
.
“Natyrisht që zgjedhjet nuk kanë qenë të standardeve daneze, dhe ju i dini vërejtjet tona. Jam i bindur se të gjitha vërejtjet do të bëjnë bazën e reformave elektorale në vend. Por konkluzioni që këto zgjedhje ishin një progres i prekshëm është thelbi i këtij raporti i cili përfundimisht e largon Shqipërinë nga pozicioni problematik që ka pasur për zgjedhjet deri tani”- theksoi Meta.
Sipas Metës raporti dëshmon se bojkoti parlamentar i PS-së,”nuk ka asnjë arsye serioze për të justifikuar bojkotin përvec ndonjë arsyeje të brendshme.”-
“Ky është një raport realist dhe shumë konstruktiv dhe me këtë rast unë do të përshëndesja të gjitha organizatat që bashkërënduan monitorimin e këtyre zgjedhjeve dhe jam i bindur se të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet do të përbëjnë edhe bazën e reformës së ardhshme elektorale në vend”., tha Meta duke shtuar se ishte në një qëndrim me kryeministrin që reforma e ardhshme zgjedhore ti lihet në dorë PS, si “parti e vetmja në opozitë”
Më tej kreu i LSI-së i bëri thirrje të gjithë forcave politike në Shqipëri, të bashkëpunojnë në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme në vendin tonë të jenë zgjedhjet e standarteve më të larta njësoj si të vendeve demokratike të BE-së.
(s.g/BalkanWeb)