E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti serb i Bosnjes e nisi detyren duke bere thirrje per prishjen e shtetit

16-11-2010 / Gazeta 55

Presidenti i ri i Republikes Serbe te Bosnjes Milorad Dodik eshte zotuar te luftoje per autonomi te njesise serbe nga qeveria qendrore ne Sarajeve edhe nese kjo nenkupton se mund tu mohohet anetaresimi ne Bashkimin Evropian. Ne fjalimin e tij me rastin e inaugurimit dje zoti Dodik tha se ata qe enderrojne per nje Bosnje te centralizuar nen petkun e integrimit evropian duhet ta dine se asnjehere ne asnje rrethane Republika Serbe e Bosnjes nuk do te heqe dore nga autonomia. Zoti Dodik ish-kryeminister nacionalist qe fitoi muajin e kaluar postin e presidentit thote se nuk sheh asnje arsye qe Bosnja te mos pranohet ne Bashkimin Evropian si nje bashkim federativ. Ne baze te Marreveshjeve te Dejtonit per paqe te nenshkruara ne vitin 1995 Bosnje-Hercegovina eshte e ndare ne 2 rajone gjysme-autonome ndash Republiken Serbe te Bosnjes dhe Federaten Myslimano-Kroate te administruara nga qeveri e dobet qendrore.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›