E Diel, 1 Nëntor 2026

Edmond Tupe per ABC News Zonja Berisha po ben shume mbi Autizmin

Janë për t’u përshëndetur nismat e zonjës Liri Berisha, në kuadrin e autizmit, ajo po përpiqet vërtet që të bëjë diçka.

Kështu ka pohuar gjatë një interviste për “ABC News”, publicisti dhe përkthyesi Edmond Tupe, i ftuar në kuadrin e publikimit së fundmi, të një libri për autizmin me titullin “Autizmi në klasën tuaj”.

Sipas tij, fëmijët që vuajnë nga kjo gjendje duhen ndihmuar dhe se në këtë kuadër, zonja e kryeministrit të vendit, e cila drejton Fondacionin “Fëmijët Shqiptarë”, po ndërmerr nisma për t’u vlerësuar.

Para pak ditësh, ajo ka qenë pikërisht promovuesja e librit të lartpërmendur, "Autizmi në klasën tuaj", i përgatitur nga dy profesorë të njohur amerikanë në fushën e autizmit, Deborah Fein Ph.D dhe Michelle A. Dunn Ph.D. në javën e fushatës sensibilizuese të Autizmit.

“Duhet ditur se Autizmi është një problem i madh, pasi ajo nuk është një sëmundje e zakonshme për të cilën i drejtohesh mjekut që të të shërojë, por është një gjendje, për të cilën duhet që të tjerët të të qëndrojnë pranë”, tha mes të tjerash Tupja.

Duke përfunduar se Autizmi është një e keqe, për të cilën shoqëria duhet të ndërmarrë masa.

Konkretisht, Shqipëria ka 3 vjet që ndodhet në hartën e vendeve që trajtojnë Autizmin.

Për t'u ardhur në ndihmë fëmijëve autikë, Fondacioni "Fëmijët Shqiptarë" do të lobojë duke paraqitur disa propozime për autoritetet shtetërore.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›