E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kërkim, tre të rinj për plagosje

Tre të rinj janë shpallur në kërkim policor, pasi janë autorët e dyshuar të plagosjes së një 24-vjeçari. Një sherr i momentit mes katër protagonistëve të ngjarjes ka degjeneruar në nxjerrje armësh, duke goditur disa herë mbi Don Vilën. Burimet policore shpjeguan se ngjarja ka ndodhur në Kavajë, ndërsa tre autorët e shpallur në kërkim janë nga Tirana. Sipas të dhënave hetimore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të së shtunës. Pas një debati, tre të rinjtë, Mandi Shenedjela, 22 vjeç, Altin Yzeiri, 34 vjeç, dhe Isa Sulmina, 55 vjeç, kanë nxjerrë një pistoletë dhe kanë goditur me tytën e saj 24-vjeçarin Don Vila. Më pas, ata janë larguar me një mjet, që mendohet se kanë udhëtuar drejt Tiranës, ndërsa i dëmtuari ka njoftuar policinë. Uniformat blu e kanë ndihmuar për të shkuar në spital dhe më pas e kanë pyetur për rrethanat e ngjarjes. Ai ka rrëfyer sesi ka ndodhur, duke identifikuar edhe të dyshuarit. Në këto kushte, shërbimet policore të Komisariatit të Kavajës kanë dërguar për ndjekje penale tre të dyshuarit, ndërkaq ka nisur puna për gjetjen dhe kapjen e tyre.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›