Vrasja për trafikun e drogës, policia identifikon autorin
Zbardhet vrasja mafioze e narkotrafikantit, Pëllumb Çollaku. Policia e Korçës, tashmë ka një emër për ekzekutimin e kryer në fillim të këtij viti në qytetin juglindor, i cili është person i shpallur në kërkim prej vitesh edhe nga Interpoli. Sipas policisë, për këtë vrasje është shpallur në kërkim Mjallaq Pergjiika, 28 vjeç, i cili dyshohet se ka kryer këtë krim për pazaret e drogës. Në dokumentimin e plotë të kësaj dosjeje penale është marrë direkt departamenti i hetimit të krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim me kolegët e Korçës kanë identifikuar autorin e saj.
Ngjarja e rëndë është shënuar këtë fillimviti në aksin rrugor Korçë-Voskopojë. Në mes të rrugës, mesditën e 3 janarit, kalimtarë të rastësishëm gjetën trupin e 24-vjeçarit Pëllumb Çollaku, i cili ishte ekzekutuar me një plumb në kokë. I riu u gjet rreth një javë pasi familjarët kishin denoncuar në polici zhdukjen e tij, ndërsa nga policia u bë e ditur se djaloshi duhet të jetë vrarë disa ditë para se të gjendej. Sipas policisë, një plumb në kokë dhe tre të tjerë në trup i kanë marrë jetën 24-vjeçarit Pëllumb Çollaku nga qyteti i Korçës. Ai është gjetur i vdekur në rrugën e Voskopojës, i hedhur buzë rrugës, në afërsi të fshatit Voskop. Viktima është identifikuar menjëherë nga policia, pasi prej disa ditësh ai kërkohej si person i zhdukur. Disa kalimtarë të rastit ishin të parët që kanë vënë re një kufomë të hedhur në rrugë dhe më pas kanë sinjalizuar policinë. Pëllumb Çollaku ishte shpallur i humbur nga familjarët më datë 26 dhjetor të vitit 2008 me një denoncim në Komisariatin e Policisë së Korçës. Një javë pas këtij denoncimi, ai është gjetur i vrarë në anë të rrugës pranë fshatit të tij të origjinës. Viktima prej pak kohësh ishte vendosur me banim në qytetin e Korçës, pasi ishte kthyer nga emigrimi në Greqi. Policia dyshon se viktima është hedhur atje pasi është vrarë më parë në afërsi të rrugës. Madje, për shkak të reshjeve ka qenë e vështirë të identifikohet me çfarë mjeti është transportuar deri në vendin e ngjarjes 24-vjeçari, pasi gjurmët ishin mbuluar. Sipas policisë, Pëllumb Çollaku ka qenë emigrant në Greqi, por është dënuar nga ana e drejtësisë greke për trafik lëndësh narkotike dhe pasi ka dalë nga burgu është kthyer në Shqipëri dhe është vendosur në qytetin e Korçës. Sipas hetimeve, ai është vrarë për pazare droge. Pesë muaj pas vrasjes së tij, ka ardhur identifikimi i autorit. Policia e Shtetit deklaroi dje se për vrasjen me armë zjarri të shtetasit Pëllumb Gurali Çollaku, filloi procedimi penal për shtetasin Mjallaq Petrika Pergjika, 28 vjeç, banues në Korçë, me arsim tetë klasë. Ai ka qenë i shpallur në kërkim edhe më parë nga Interpol-Tirana, por nuk janë dhënë më shumë detaje në lidhje me akuzën tjetër që rëndon mbi të.