E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të sëmuresh? Planifikoje, që nga paraja, guximi, vetëpërmbajtja

Në një nga këto ditë, m’u desh të vizitoja spitalin ushtarak, të famshmin spital me emër në gjithë vendin. Vërtet gjërat në demokraci funksionojnë sipas rregullave të caktuara, e ne tashmë e dimë se ky spital është për trauma të rënda e për aksidente, por si i bëhet kur ke një të sëmurë rëndë që shtëpinë e ka vetëm 7-8m larg nga ky spital, e që nuk pret ta qosh aty ku duhet!

Një fjalë e mirë, një fjalë e thënë me respektin e duhur e me etikën e mjekut, do na bënte të ishim kokulur për andrallat që i shkaktuam personelit e mjekut të radhës që na doli përpara, por kur kupton që ky pseudomjek nuk ka as nivelin më minimal të mirësjelljes, as grimcën më të vogël të dhimbjes përballë një njeriu në nevojë, atëherë çfarë duhet të bësh?!

Ku është humanizmi? Përse çuditemi kur dëgjojmë se u godit ky apo ai mjek,(pa dashur të përmbledh të gjitha rastet)!sepse s’është për t’u çuditur kur sheh një mjek që e ngul agen e serumit tek i afërmi yt thua ka para një kafshë e jo një të sëmurë që ka nevojë për dijen tënde e për humanizmin tënd?

Mos vallë ky është rasti kur mjeku shfryn gjithë inatin, mllefin, lodhjen e ditës, e pse jo edhe humorin e prishur ?

Çfarë emri duhet t’i vihet këtij mjeku, sepse fjala KASAP siç e quajti im atë mua personalisht m’u duk pak.

U desh pagesa nën dorë tek një mjek tjetër që as e kishte idenë se si ta trajtonte të sëmurin nga ana profesionale, por së paku na tregoi rrugën që duhej të ndiqnim.

Sa turp! Të sëmuresh?, -planifikoje, që nga paraja, guximi, vetëpërmbajtja, e pse jo, durimi e qetësia që duhet të ruash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›