Vetëvendosja synon bllokimin më 22 janar
16/01/2012 Lëvizja e Kurtit do të vazhdojë aksionin politik në pikat kufitare
Zëdhënësi: Policia përdori forcë të arsyeshme ndaj protestuesve
Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë aksionin e saj politik kundër mallrave serbe, më 22 janar. Për aksionin e ri kundër moszbatimit të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë nga qeveria e Kosovës, ka vendosur kryesia e partisë parlamentare në opozitë, pas një mbledhje të mbajtur me dyer të mbyllura. Pas aksionit të së shtunës me qëllim bllokimin e pikave kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, aktivistët e Vetëvendosjes thanë se nuk do të zmbrapsen nga qëllimi i tyre për të shtyrë përpara zbatimin e masave të reciprocitetit ekonomik, politik e tregtar ndaj Serbisë. Drejtuesi i saj Albin Kurti, gjatë një prononcimi për media, dënoi dhunën e përdorur nga policia dhe tha se shpërndarja me forcë e protestës ditën e shtunë dhe ndalimi i rreth 150 aktivistëve, është një motiv më tepër për ta vazhduar këtë aksion. Njëri nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, tha se aksioni i ardhshëm do të zhvillohet më 22 janar. “Sipas qëllimit që kemi pasur edhe në aksionin e parë, në mbrojtje të vendimit të Kuvendit të Kosovës, ne tani kemi paralajmëruar se më 22 janar - të dielën e radhës, do të kemi aksionin në Merdare dhe te Dheu i Bardhë. Po ashtu, kemi thënë se nëse qeveria e Kosovës nis zbatimin e reciprocitetit të plotë me Serbinë gjatë kësaj jave, natyrisht se nuk do ta mbajmë këtë protestë dhe se nuk ka arsye që Vetëvendosja të qëndrojë atje në dy pikat kufitare”, tha Ahmeti. Vetëvendosja u bllokua në aksionin e së shtunës në pikën kufitare të Dheu i Bardhë dhe Merdarë. Qindra protestues ishin mbledhur në këto dy pika për të kundërshtuar mos-zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj shtetit serb. Për të shpërndarë protestat, policia e Kosovës përdori forcën fizike, gazin lotsjellës dhe topat e ujit. Ndërkohë që konfrontimet deklarative mes policisë së Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje vazhduan edhe ditën e djeshme. Ndërsa policia e Kosovës pretendoi të ketë shpërndarë protestat në pikën kufitare anëtarët e Vetëvendosjes thanë se është përdorur dhunë e tepruar ndaj protestuesve.
Mohimi i akuzave
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, mohoi akuzat për dhunë të tepërt nga policia. “Në asnjë mënyrë Policia e Kosovës nuk ka ushtruar dhunë të tepruar dhe asnjë personi nuk i ka shkaktuar dhunë të tepruar. Policia e Kosovës ka përdorur forcë proporcionale, të arsyeshme dhe të domosdoshme për të vënë nën kontroll situatën”, u shpreh Kelani. Në dy pikë-kalimet kufitare me Serbinë, ku u zhvillua protesta, gjendja është normalizuar dhe rrugët janë të lira për qarkullim.