E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama e Veliaj premtojnë fitoren e zgjedhjeve të ardhshme

16/01/2012  FRESSH-i në 20-vjetorin e tij, lidershipi socialist realizon refreshin e tij

Eurosocialistët shqiptarë festuan dje 20-vjetorin e themelimit të organizatës së tyre. Një organizim i përqendruar te fjalimet e përfaqësuesve socialistë dhe te ndërthurja e tyre me këngë të interpretuar nga disa artistë shqiptarë - ky mund të ishte përmbledhtazi aktiviteti i djeshëm i Forumit Rinor të të Rinvje Socialistë Shqiptarë. Dhe ky 20-vjetor u shoqëruar me të njëjtën atmosferë si të viteve të kaluara, pasi aktivitet e këtij forumi nuk bëjnë më përshtypje prej disa vjetësh. Veç ndryshimit të emrit nuk kish asgjë të re, përkundrazi, vetë FRESSH-i parashtroi qartazi përmbysjen e traditës dhe rikrijimit të një forumi sipas modelit të ri, e ky nën drejtimin e Ramës dhe sekretarit të të rinjve Erion Veliaj. Në vijim ky forum do të jetë pjesë e “Rilindjes Shqiptare”, model përmes të cilit socialistët do të synojnë ardhjen në pushtet.

Deklarata

“Bashkë me ju do të bëjmë shumicën vendimmarrëse në zgjedhjet e ardhshme”, - kjo ishte bindja e kryetarit socialist Edi Rama, deklaruar gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin e organizuar për 20-vjetorin e FRESSH-it. Në ligjëratën e tij të gjatë kryetari i PS-së e cilësoi FRESSH-in një vullnet rinor që do të ndryshojë politikën, duke synuar që ta vendosë atë në funksion dhe në të mirë të shqiptarëve. “Pa ndryshuar politikën asgjë tjetër s’do të ndryshojë dot për çdo të ri që meriton vendin e vet në këtë shoqëri. Pa ndryshuar politikën ju nuk ndryshoni dot realitetin e përditshëm në shkollë, lagje, në çdo komunitet që jetoni. Nuk mund të gjejmë vetën në BE, në bashkësinë e kombeve të lira europiane, pa ndryshuar politikën”, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij. Gjithashtu në këtë fjalë përpara të rinjve socialistë Rama u ndal në disa çështje, përfshirë këtu ngjarjet e 21 janarit, në premtimet për një mirëqeverisje, e natyrisht në këtë funksion nuk mund të mungonin dhe kritikat ndaj mazhorancës qeverisë. Madje, duke u ndalur në këtë panoramë, Rama premtoi se “ne duam t’i japim jetë një qeverie që angazhohet realisht me ju, të dëgjojmë shqetësimet tuaja sot e nesër, historitë, mendimet tuaja”.

Qëndrimi

Në fjalën e tij sekretari për rininë në Partinë Socialiste Erion Veliaj, edhe pse e mbajti fjalimin e tij përpara kreut socialist, nuk ngurroi të trajtojë dhe të flasë për të njëjtat çështje që Rama jo vetëm ka prekur më herët në deklaratat e tij, por dhe do t’i rimerrte sërish dje në këtë aktivitet. “Një rifresh, një rifreskim i të gjitha ideve tona është zgjidhja për Shqipërinë”, - u shpreh Veliaj.

Pjesëmarrja

Nuk kanë munguar përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Tiranën zyrtare në aktivitetin e organizuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të FRESSH-it. Kështu, në Pallatin e Kongreseve ishin të pranishëm ambasadori i SHBA-ve Arvizu, ambasadorja britanike, ambasadori Sekui, i cili u largua më herët nga aktiviteti.

Organizimi

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe drejtues të tjerë të lartë të PS-së si dhe një pjesë e themeluesve të FRESSH-it u panë të ishin të shpërndarë nëpër karriget e sallës së këtij pallati. Të pozicionuar në vende të ndryshme, drejtuesit socialistë ndoqën këtë aktivitet, që gradualisht arriti rinovimin e tij.

Aktivitetet

Drejtuesit e FRESSH-it kishin ideuar festë në forma të ndryshme. Nga fjalimet e këngët në Pallatin e Kongreseve, të rinjtë marshuan dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku për ngjarjet e 21 janarit ky forum kishte improvizuar edhe një ekspozitë para Piramidës me foto nga protesta. Gjithashtu ishin ideuar festime në lokalet e natës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›