Sot Kryeministri Fatos Nano ka pritur ambasadorin Italian Masimo Jannuci, i cili ka shprehur ngushëllimet në emër të Qeverisë Italiane për ngjarjen tragjike të 9 janarit. Kryeministri ka the
Sot Kryeministri Fatos Nano ka pritur ambasadorin Italian Masimo Jannuci, i cili ka shprehur ngushëllimet në emër të Qeverisë Italiane për ngjarjen tragjike të 9 janarit.
Kryeministri ka theksuar vlerësimin dhe falenderimin për kontributin dhe ndihmën e strukturave ushtarake italiane lidhur me këtë ngjarje, ndërsa ka nënvizuar se kjo është shprehje e marrëdhënieve të ngushta dhe të sinqerta midis dy vendeve.
Bashkëbiseduesit kanë ndarë të njëjtin mendim për orjentimin e fondeve të Qeverisë Italiane për zonat më problematike sociale dhe të varfëra, duke synuar ngritjen e nivelit të jetesës së tyre.
Po ashtu në këtë takim është vënë theksi dhe për rritjen e efikasitetit të qendres anitrafik në Vlorë, duke nënvizuar faktin se shumë shpejt do të jetë gati rregullorja për mënyrën e bashkëpunimit të përfaqësuesve të vendeve që operojnë në këtë qendër, gjë që do të sjellë rezultate në veprimtarinë e kësaj qendre.