E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton të vetëvritet, e shpëtojnë punonjësit e CEZ

Policia ne vendngjarje, foto arkiv

Një 67-vjeçare nga Durrësi ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës së saj, pasi ka humbur betejën ligjore lidhur me ndërtimin e një pallati që është bërë pranë banesës së saj, duke shkelur në këtë mënyrë rregullat e urbanistikës.  

Sipas policisë në momentin që gruaja do hidhej nga ballkoni kanë ndërhyrë  punonjësit e kompanisë CEZ për ta shpëtuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, kur 67-vjeçarja, Shpresa Idrizi, në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar ti japë fund jetës.

Banorët bëjnë të ditur se ndërtimi i një pallati fare pranë banesës ku banon e moshuara, që sipas tyre nuk i respekton kushtet urbanistike, e ka çuar 67-vjeçaren drejt marrjes së vendimit për aktin ekstrem, pasi ka tentuar zgjidhjen e situatës në instancat përkatëse.

Kanë qenë punonjës të kompanisë CEZ, të cilët i kanë zyrat pranë apartamentit të së moshuarës, të cilët kanë ndërhyrë duke shmangur një ngjarje të rëndë. /Mark Brungaj/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›