E Diel, 1 Nëntor 2026

Në kundërshtim me institucionet, Serbia zhvillon zgjedhjet në Kosovë Pamje nga veriu i Mitrovicës

Megjithë kundërshtimin e institucioneve të Kosovës dhe misionit të BE-së, në veri të Mitrovicës dhe në Novobërdë, sot po zhvillohen zgjedhjet lokale të organizuara nga Serbia. Sipas mediave serbe janë 20 mijë qytetarë serbë që pritet të japin votën e tyre. Vëmendje më e madhe i është kushtuar procesit zgjedhor në veri të Mitrovicës, ku për tu mundësuar qytetarëve serbë votimin, Serbia ka hapur në të gjithë veriun e Kosovës 26 qendra votimi. Për të kundërshtuar zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, në anën jugore të lumit Ibër, shoqatat e dala nga lufta e UCK-së, të mbështetur edhe nga 58 organizata të shoqërisë civile, po mbajnë një protestë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›