Ne maj raport te posacem per Shqiperine
Parlamenti Europian mund te miratoje nje raport te posacem per ecurine pozitive apo negative te Shqiperise per plotesimin e 12 kritereve te BE-se. Nje fakt i tille konfirmohet nga kryetari i delegacionit te PE-se per Europen Juglindore Eduard Kukan. Ne kete menyre Parlamenti Europian do te miratoje nje raport edhe per Shqiperine. Kukan thote per televizionin AS se raporti duhet bere perpara shpalljes se raport-progresit te Komisionit Europian ne tetor. Une personalisht mendoj qe Parlamenti Europian do te miratoje nje raport per Shqiperine. Ka ende kohe per ta bere kete por jo shume kohe. Ai duhet te miratohet para pushimeve te veres te Parlamentit Europian. Sepse nese nuk behet ne tetor do te jete raporti i ri i progresit i Komisionit Europian. Prandaj une personalisht e mbeshtes kete raport por une nuk mund te zevendesoj raportuesin e Parlamentit Europian deklaroi Eduard Kukan kryetar i delegacionit te PE-se per Europen Juglindore. Me tej ai shton se jam i sigurt qe te gjitha grupet politike te PE do ta mbeshtesin raportin dhe do te diskutojne per zhvillimet ne Shqiperine. Sepse e thene shkurt ne shohim qe ka sinjale qe tregojne se situata po permiresohet dhe te pakten ka nje dialog Parlamenti po punon normalisht cka nuk ka ndodhur me pare. Jane miratuar ndryshimet e Kodit Penal eshte zgjedhur Avokati i Popullit. Pra gjerat po levizin ndoshta me ngadalesi sepse keni humbur kohe. Dhe une mendoj se do te ishte mire per Shqiperine qe keto ndryshime te reflektohen ne raport.