Drafti i ri per kufirin Zona ku duhet te shtrihen ujerat territoriale
Partia Socialiste ka dorezuar ne Kuvend nje draft per percaktimin e kufijve zyrtare te Shqiperise. Projektligji synon ndryshimin e ligjit per kufijte te hartuar nga mazhoranca ne vitin 2008 dhe kthimin ne ate te vitit 2001 qe do te thote percaktim i kufijve ne baze te marreveshjeve nderkombetare dhe jo te bisedimeve dypaleshe me cdo shtet kufitar. Nenkryetari i Komisionit te Sigurise socialisti Ilir Gjoni ne nje prononcim per mediat dha arsyet se pse u ndermor nje nisme e tille. Ne te percaktohet qarte kufiri detar ujor. Pra kjo nisme e PS-se bllokon ndonje negociate te mundshme mes Greqise dhe Shqiperise per ndarjen e kufirit ujor detar. Ne me kete amendim pikerisht rikthejme ate cfare eshte hequr nga ligji i vitit 2001 si dhe ligjet pararendese. Pra duke vene nje percaktim te qarte te ketyre por duke vene edhe kushtin tjeter duke percaktuar se kufijte realizohen permes marreveshjeve te arrira dhe me pare me paktet e njohura nga Kuvendi i Shqiperise jo ato qe do te negociohen tani e tutje deklaroi Gjoni. Nisma e opozites parashikon amendimin e ligjit 9861 date 24.01.2008 Per kontrollin dhe mbikeqyrjen e kufirit shteteror. Kufiri shteteror i Republikes se Shqiperise eshte i vendosur dhe rregullohet mbi bazen e marreveshjeve nderkombetare te pranuara nga shteti shqiptar si dhe te traktateve dypaleshe ose shumepaleshe te lidhura me shtetet e tjera dhe te ratifikuara nga Kuvendi thuhet ne propozimin e PS-se. Propozimi i dyte eshte pikerisht ai qe lidhet me ceshtjen e nxehte te kufirit detar me Greqine duke percaktuar vijen ndarese kufitare mes dy shteteve. Ujerat territoriale te Republikes se Shqiperise shtrihen gjate gjithe bregut te saj ne nje gjeresi prej 12 miljesh detare duke filluar nga vija e drejte baze qe shkon nga Kepi i Rodonit Muzhit Kepi i Palles i Lagjit Kalase se Turres derdhja e Semanit derdhja e Vjoses bregu perendimor i ishullit te Sazanit Kepi i Gjuhezes dhe i Gjirit te Grames dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve te Republikes Greke deri permes Kanalit te Korfuzit. Gjatesia e ujerave territoriale nga derdhja e Bunes ne det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri ne vijen e kufirit shqiptaro-jugosllav Mali i Zi thuhet ne amendimin e opozites. Me pas ne piken 3 percaktohet se ujerat e brendshme territoriale te Republikes se Shqiperise jane ujerat e detit Adriatik dhe te detit Jon qe shtrihen brenda vijes se drejte baze qe pershkon derdhjen e lumit te Bunes kepat e permendur ne piken 2 te ketij neni dhe vijes se drejte baze qe pershkon Kepin e Gjirit te Grames Kepin e Gjirit te Palermos Kepin e Qefalit Kepin e Sarandes si dhe ujerat ketej vijes kufitare te liqeneve e lumenjve kufitare. Socialisti Gjoni thekson se situata u rendua dhe u be alarmante nga deklarimet qe bene perfaqesuesit e Ministrise se Mbrojtjes dhe te Jashtme dhe perfaqesues te tjere te ekzekutivit gjate procest ne Gjykaten Kushtetuese u deklarua se Shqiperia nuk ka pasur asnjehere kufij me Greqine. Deklarime shume kurajoze nga njerez te papergjegjshem.