Topi Universitetet private duhet te kene besueshmeri
Universitetet private shtimi i te cileve konsiderohet sukses nga qeveria konsiderohen si problem per arsimin jo vetem nga opozita por se fundi edhe nga vete kreu i shtetit. Me tone me te buta se kryesocialisti qe i kishte quajtur mine me sahat Presidenti Bamir Topi evidentoi dje pabesueshmerine e diplomave qe prodhojne keto universitete qe perpara ligjit jane te njejta me ato publike. Kreu i shtetit foli per kete ceshtje gjate ceremonise se dekretimit te 10 rektoreve te universiteteve publike te vendit. Ai kritikoi sistemin universitar privat dhe kerkoi ushtrimin e kontrollit mbi universitetet private. Une kete dite deshiroj gjithashtu ta ndaj me ju edhe per nje problem tjeter qe eshte shume sinjifikativ per kontrollin e diplomave qe vijne nga universitetet. Besoj e kuptoni fare mire mesazhin tim. Une jam Presidenti i Republikes jam Kryetari i Shtetit dhe behem interpret i zerit te cdo qytetari. Kjo natyrisht shkon me shume ne pergjegjesine e universiteteve private qe duhet te kene nje pergjegjesi te jashtezakonshme qytetare ne radhe te pare perpara ligjit perpara moralit tha Presidenti i cili shtoi se studentet qe shkojne ne universitete publike i nenshtrohen nje procesi te seleksionimit dhe te merites ndersa vuri ne dukje se te rinjte qe perfundojne arsimin e larte ne universitetet private shpesh kane rezultate me te larta edhe pse jo te merituara. Pas ketij konstatimi qe eshte i rende kur del nga goja e kreut te shtetit Topi u sugjeroi rektoreve te zhvillojne nje debat te hapur mbi ceshtjen.