Topalli: Nderim grave, inkurajim për të ardhmen

Kryetarja e Kuvendit, Topalli
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, duke vlerësuar figurën e gruas shqiptare ka deklaruar se është përgjegjësi inkurajimi i tyre për të ardhmen. Në ceremoninë festive Gruaja shqiptare në 100 vjet pavarësi, organizuar në Pallatin e Kongreseve, në prani të kreut të qeverisë e bashkëshortes së saj, zv/kryeministres se Kosoves, e mijëra grave të pranishme, Topalli ka theksuar se bashkë me gjysmën tjetër janë gratë ato që ndërtojnë të ardhmen.
Për ne gratë shqiptare kjo ditë e këtij viti është edhe më e veçanta, në 100 vjetorin e flamurit kujtojmë me krenari ikonat e historisë. Nderojmë ato gra që nuk ua dimë emrat, që ruajtjen gjuhën shqipe, ato që lindën Ismail Qemalin e Hasan Prishtinën. Nderim i vecantë për gratë në Kosovë, jemi krenare për trashëgiminë që na kanë përcjellë në shekuj, jetojmë ditët e lirisë së Kombit, në emër të Kuvendit mirënjohje për gruan shqiptare- tha Topalli.
Ajo ka përgëzuar cdo grua shqiptare për gjithçka që kanë bërë, ka falënderuar mësueset, mjeket, gratë biznesmene, akademike, në media, në art e kulturë për cdo arritje. Mendimi më shkon te cdo grua shtëpiake që i është dedikuar familjes, admirim për ato që rrisin të vetme fëmijët e tyre se janë nëna heroina. Nëna ime më përsëriti një këshillë para se të vija këtu; të mos u thoja fjalë të bukura, por fjalë shpirti, po e ndjek me besnikëri se kam besuar se nëna ka gjithmonë të drejtë- tha ajo.