E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Doni statusin Kryeni reformat shpejt e me standarde

Ambasadori i BE-se Ka ngadalesi ne hartimin e Kodit Zgjedhor

Kreu i delegacionit te Bashkimit Europian ne Shqiperi Ettore Sequi i kerkoi dje klases politike shqiptare te nxitonte me permbushjen e 12 rekomandimeve te BE-se sepse koha nuk pret. Kete deklarate Sequi e beri ne mbledhjen e takimit konsultativ mes Komisionit Europian dhe pales shqiptare ne kuader te permbushjes se detyrave te shtepise nga klasa politike ne vend. Sipas ambasadorit te Bashkimit Europian energjia dhe shpejtesia ishin elementet qe kerkoheshin ne kete faze te procesit kur ne muajin tetor Shqiperia do te rimerrej per te treten here ne vleresim per statusin e vendit kandidat ne BE. Theks te vecante Ettore Sequi vendosi te reforma zgjedhore e cila sipas tij ka vonesa dhe duhet te permbushet sa me shpejt. Ka pasur progres ecuri ne nje sere fushash. Gjithsesi mendoj qe eshte e nevojshme qe te arrihet progres sa i perket reformes elektorale. Duhet te shtojme perpjekjet ne menyre qe te arrijme afatet grupi i punes per procedurat parlamentare ka ecur me nje hap me te ngadalshem por mendoj se eshte e rendesishme te shtohen energjite ne kete aspekt rekomandoi kreu i delegacionit te KE-se. Sipas tij permbushja e rekomandimeve eshte esenciale per sa i perket ecjes se vendit ne rrugen e integrimit. Ne kete kuader Sequi theksoi se BE me komisionet qe e perbejne eshte e gatshme per tu treguar ndihmuese dhe bashkevepruese ne kete proces te rendesishem per vendin. Angazhimi i delegacionit qe ka ardhur nga Brukseli tregon qe jemi te gatshem per tju ndihmuar ne besojme ende qe marrja e statusit kandidat eshte e mundur sigurisht qe kerkon angazhim zbatim te 12 prioriteteve kryesore deklaroi ambasadori i Brukselit zyrtar. Por sipas tij ne kete pike te rendesishme te procesit ishte e nevojshme mbi te gjitha te prevalonte konsensusi politik mes paleve. Duhet angazhim dhe vullnet politik. Mendoj qe ky seminar do te ndihmoje shume ne ecjen drejt rruges se integrimit jemi ketu tju ndihmojme por kuptohet ky eshte vendi juaj kjo eshte e ardhmja juaj beri te qarte ambasadori. Ministria e Integrimit Majlinda Bregu foli dje gjithashtu per vullnetin politik qe duhet te ekzistoje mes paleve per te bere te mundur mbylljen ne kohe te reformave. Vendi yne pritet te vleresohet ne tetor sa i perket progresit qe ka bere me rekomandimet qe Brukseli i ka kerkuar te permbushe gjate nje viti. Ne dy vitet e shkuara Shqiperia e ka humbur shansin per te marre statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian duke ngelur mbrapa vendeve te rajonit tone. Kete vit duket sikur palet po ecin me permbushjen e disa reformave te kerkuara ndonese nje pjese e tyre mbeten ende te papermbushura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›