Berisha akuzon kreun e PS-se Po ndihmon interesat e Serbise
Kryeministri Sali Berisha e shigjetoi dje kreun e opozites Edi Rama si nje person i cili zbatonte interesat e Serbise. Kete deklarate surprize kreu i qeverise e beri gjate vizites ne shkollen e pare laike shqipe Mesonjetorja e themeluar 125 vjet me pare ne Korce. Duke folur per sfidat qe vendi kishte perpara Berisha theksoi se me voten kunder reformave qe kerkoheshin per integrimin dukej sikur Rama mbronte interesat e Serbise. Dje u zotove dhe me erdhi mire se do te votoje cdo gje madje se e keni votuar gjithcka qe kerkohet ne procesin e statusit te Shqiperise per ne Bashkimin Europian. Kjo eshte pozitive por dhjete dite me pare kur urdherove grupin parlamentar dhe vendose te mos votonin Kodin Penal kur deklarove te bllokuara reformat keto i bere per te ndihmuar Shqiperine apo Serbine shtroi Berisha pyetjen ndaj Rames. Sipas tij Serbia e kishte merituar statusin e vendit kandidat ne BE por Rama nuk kishte pse te akuzonte qeverine se ishte fajtore ne kuader te humbjes se statusit nga ana e saj. Ne keto kushte kreu i qeverise i beri thirrje opozites te mos vijonte me tekniken e bllokimit por duhej te ishte kontribuuese ne procesin e integrimit. Ne rast se mendohet se nje jave para bllokohen dhe nje jave me vone thuhet se po kontribuojme duke i zhbllokuar kjo eshte nje kenge nje melodi e trishtuar qe shqiptaret e kane degjuar 43 vjet me radhe nga eterit e tyre dhe nuk e besojne me deklaroi Berisha duke shtuar se edhe qeveria do te jepte kontributin e saj maksimal ne arritjen e objektivave qe kerkonte BE-ja. Sipas tij veshtiresite e krijuara keto dy- tri vitet e fundit per statusin e vendit kandidat jane veshtiresi te pamerituara dhe te perkohshme. Por pas kesaj deklarate Edi Rama ka replikuar ne menyre te menjehershme permes rrjetit social Twitter. Sipas Rames te akuzosh opoziten per bllokim eshte nje shpifje sepse ajo kishte votuar te gjitha ligjet te cilat kerkonin nje shumice te cilesuar per te kaluar. Shpifja e dites Opozita bllokoi Kodin Penal E verteta Opozita e permiresoi dhe votoi kodin ne seancen e parashikuar. Votuam cdo ligj me 3/5 deklaroi Edi Rama permes profilit te tij ne rrjet. Po ashper ndaj kesaj akuze te Kryeministrit Berisha reagoi dje edhe deputeti i PS-se Erjon Brace nepermjet rrjetit social Facebook. Sipas Braces akuzat e Berishes jane te turpshme pasi ai gjithmone i ka sherbyer shtetit serb. Ti je dhenderi i Serbise per kete shkak te futen ne politike per kete shkak te mbajne ende. Ti je ish-presidenti qe i sherbeve Serbise barbare te Milloshevicit. Ti je ish-presidenti qe krijove skemen gjigante te furnizimit me nafte te makines ushtarake kriminale te Milloshevicit gjate lufterave neper Ballkan Ti je ish-presidenti qe ndalove dhe arrestove njerezit e pare te berthamave te asaj qe me pas u njoh si UK duke nisur nga ky Kryeministri i sotem qe ka harruar e te quan burre kombi deklaroi Brace duke akuzuar rende kreun e qeverise Berisha. Ne Korce kreu i qeverise Berisha mori pjese ne disa aktivitete te organizuara nga Drejtoria Arsimore e ketij qyteti Ministria e Arsimit dhe autoritetet lokale me rastin e 7 Marsit Dites se Mesuesit. Krahas autoriteteve shqiptare i pranishem ne keto aktivitete eshte edhe Zevendeskryeministri i Maqedonise zoti Musa Xhaferri. Gjate vizitave te shumta Berisha foli per nevojen e rritjes se arsimit profesional ne Shqiperi dhe po keshtu per arsimin e larte privat dhe rendesine qe ai kishte. Nga ana tjeter Berisha foli edhe per ekonomine shqiptare duke theksuar se ajo kishte tejkaluar shume vende europiane.