“Në mandatin e dytë do të 5-fishojmë investimet për bujqësinë”
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Transportit dhe kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Fierit, Sokol Olldashi, gjatë një takimi që zhvilloi me banorët e Roskovecit, premtoi 5-fishimin e financimeve në bujqësi. Gjatë fjalës së tij, ministri tha se në mandatin e dytë, qeveria e PD-së do të 5-fishojë investimet për bujqësinë dhe do të stimulojë prodhimin duke shtuar dy skema të reja subvencionimi. “Për sipërfaqe të mbjella ne do të paguajmë me para në dorë të gjithë fermerët për të ndihmuar në subvencionimin e naftës dhe të plehrave kimike”,- tha ai. “Do të sigurojmë ujin për vaditje për çdo sipërfaqe bujqësore që gjendet në të gjithë territorin e Ultësirës Perëndimore. Do të financohet nëpërmjet buxhetit të shtetit stabilizimi, rikthimi në gjendje normale i të gjithë sistemit të kanalizimeve, ujitjes dhe kullimit”. Olldashi u bëri thirrje të gjithë banorëve të Roskovecit, të qarkut të Fierit dhe Shqipërisë të votojnë Partinë Demokratike si forcën e vetme politike që garanton të ardhmen e shqiptarëve.
Ky lajm është publikuar: 20/06/2009