SHBA, apel politikës shqiptare: “Ruani klimën paqësore”
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Nxisim Qeverinë e Shqipërisë dhe të gjithë aktorët politikë që të punojnë së bashku për të ruajtur një klimë paqësore, në të cilën të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të votojnë, ta bëjnë këtë duke qenë të qetë dhe në paqe më 28 qershor. Edhe një herë, shprehim shpresën dhe pritshmërinë tonë që zgjedhjet që po vijnë të jenë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare”
Shtohen thirrjet e ndërkombëtarëve për të ruajtur klimën paqësore në vend në prag të zgjedhjeve të 28 Qershorit. Pas Bashkimit Evropian thirrja përsëritet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një deklaratë të bërë dje, zëdhënësi i ambasadës të SHBA-së në Tiranë, Biks Aliu, i bëri thirrje qeverisë shqiptare dhe gjithë aktorëve politikë në vend, që të punojnë së bashku për të ruajtur një klimë paqësore për zgjedhjet e 28 Qershorit. Deklarata e ambasadës së SHBA-së në Tiranë vjen një ditë pas vrasjes se kreut të Partisë Demokristiane të Malësisë së Madhe. PDK akuzoi direkt kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, se me deklaratat e saj nxiti dhunën në këtë fushatë elektorale si dhe ka shtuar presionin ndaj votuesve të tyre. Ndërkohë që kjo vrasje është paraprirë nga të tjera incidente dhe përplasje në kuadër të fushatës elektorale, një ndër të cilat përfundoi dhe me vrasje.
Apeli
“Nxisim Qeverinë e Shqipërisë dhe të gjithë aktorët politikë, që të punojnë së bashku për të ruajtur një klimë paqësore, në të cilën të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të votojnë, ta bëjnë këtë duke qenë të qetë dhe në paqe më 28 qershor. Edhe një herë, shprehim shpresën dhe pritshmërinë tonë që zgjedhjet që po vijnë të jenë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare”, - thuhet në deklaratën për shtyp, të zëdhënësit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Dy ditë më parë, edhe Bashkimi Evropian bëri thirrje për zgjedhje paqësore në Shqipëri dhe inkurajoi qytetarët që të pajisen me dokumentet e identifikimit. Në një deklaratë në emër të BE-së, të lëshuar nga presidenca çeke, thuhej se zgjedhjet e 28 Qershorit do të jenë një test i rëndësishëm i pjekurisë së demokracisë në Shqipëri dhe i gatishmërisë për të ecur përpara drejt integrimit evropian. BE i bëri thirrje qeverisë shqiptare dhe partive politike të bashkëpunojnë, që të garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve në mënyrë paqësore dhe që të gjithë zgjedhësit, që dëshirojnë të votojnë më 28 qershor, të kenë mundësinë për të bërë një gjë të tillë. Më tej, presidenca e BE-se inkurajon qytetarët shqiptarë, të cilët kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të votojnë në këto zgjedhje, që të sigurohen se kanë dokumentet e nevojshme të identitetit për ta bërë këtë. Bashkimi Evropian në qëndrimin zyrtar ka paralajmëruar se zgjedhjet do të gjykohen për standardet. Deklaratat SHBA-së dhe BE-së kanë ardhur pas një sërë incidentesh në qytete të ndryshme të vendit për shkak të fushatës elektorale ku më i rëndi është ai në Durrës ku humbi jetën një militant i Partisë Demokratike. Ndërkohë që dy ditë më parë, një përfaqësues i demokristianëve ka humbur jetë me një sasi eksplozivi të vendosur në automjetin me të cilin ai udhëtonte. PDK shpejtoi të deklaronte vrasjen si të parapërgatitur politikisht, për shkak të deklaratave të ashpra politike të bëra kundrejt partive të vogla nga subjektet e mëdha në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen tani në qershor. PDK akuzoi direkt Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, se me deklaratat e saj ka nxitur dhunën në këtë fushatë elektorale kundër subjektit të PDK si dhe ka shtuar presionin ndaj votuesve të tyre. Pak ditë më parë, gjatë një takimi në Shkodër, nënkryetarja e PD-së, Topalli, u kërkoi shqiptarëve të mos votonin për partitë e vogla si Partia Republikane e Partia Demokristiane, duke i konsideruar ata si spiunë dhe mafiozë.
Ky lajm është publikuar: 20/06/2009