Bode takon antishqiptarin Psomiadis, prefektin e Selanikut
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
PD në Selanik
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe ministri i Financave, Ridvan Bode, dhe disa prej kandidatëve për deputetë në qarkun e Korçës, kanë zhvilluar një takim me prefektin e Selanikut, Panajotis Psomiadis. Takimi është bërë në kuadër të vizitës së eksponentëve të PD-së në zonën e Selanikut, ku kanë pasur takime elektorale me përfaqësues të emigrantëve ekonomikë shqiptarë nga Korça që jetojnë dhe punojnë në Greqi në zonën e Selanikut. Psomiadis njihet në Shqipëri si një nga figurat më ekstremiste të politikës greke dhe sidomos e asaj të ekstremit të djathtë dhe Partisë Demokracia e Re, një nga miqtë e ngushtë të kryeministrit Berisha, i cili ka vizituar disa herë Shqipërinë në kuadër të marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, por edhe të bashkëpunimit të partisë së tij të drejtuar nga Kostas Karamanlis, kryeministri aktual grek. Prefekti i Selanikut, i cili kohët e fundit, rreth 3 vjet, ka ndryshuar ngjyrë dhe pozicionim ndaj shqiptarëve dhe duke dalë hera-herës edhe si miku më i ngushtë i tyre, kjo falë dhe marrëdhënieve të mira mes dy shteteve vitet e fundit, ka qenë bashkë me kryetarin e partisë nacionalfetare greke “Laos” e kryesuar nga antishqiptari Jorgos Karaxhaferis, një nga personat më të flaktë pro dëbimit të emigrantëve shqiptarë nga Greqia dhe kryesisht nga Selaniku. Në një intervistë të marrë nga media greke, asokohe, Psomiadis dhe Fronti Nacionalist Grek, deklaronte se “ka ardhur koha tashmë që Shqipëria të kuptojë se nuk mund të provokojë më Greqinë si shtet dhe si popull. Të ardhurat nga emigracioni i emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që gjenden në Greqi mbulojnë një pjesë të madhe të Buxhetit Shtetëror, XHDP-së në Shqipëri. Dhe Greqia të marrë në këmbim çfarë? Shtypjen e grekëve e të “Vorio Epirit” dhe festimet e shfrenuara të shqiptarëve në Greqi në ndeshjen me kombëtaren tonë! Ka ardhur koha që qeveria greke t u përgjigjet me të njëjtën monedhë provokimeve të shqiptarëve”, - deklaronte Psomiadis pas humbjes së Greqisë në “Qemal Stafa”. Vetëm dy ditë më vonë, me urdhër të tij, në Selanik nisi fshesa e cila u përhap më vonë në gjithë Greqinë.
Takimet e Bodes me Psomiadis
Kandidatët për deputetë të PD-së për qarkun e Korçës Ridvan Bode, Gjergji Papa, Ledina Alolli, Elfrida Zefi dhe Jonela Spaho janë takuar në qytetin e Selanikut të Greqisë me emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje. Gjatë këtij takimi, ku ka qenë i pranishëm edhe prefekti i Selanikut, Psomiadis, të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin e qeverisë shqiptare me qeverinë greke dhe marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve. Kandidatët e PD-së evidentuan arritjet e qeverisë shqiptare në këto katër vite dhe shpalosën platformën e PD-së për mandatin e ri katërvjeçar. Anëtarësimi në NATO, aplikimi për vend anëtar në BE, ulja e taksave, rritja e investimeve në infrastrukturë, dyfishimi i rrogave dhe pensioneve, sipas Bodes, janë arritje të qeverisë Berisha , që jo vetëm përmirësuan imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por edhe siguri për mbajtjen e premtimeve gjatë 4 viteve të ardhshme. Ndërsa prefekti i Selanikut, Panajot Psomiadis vlerësoi kontributin e kryeministrit Berisha në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke shprehur besimin tek fitorja e PD-së në zgjedhjet e 28 Qershorit. “E mbështesim kryeministrin Berisha në këto zgjedhje, sepse është një udhëheqës i madh, e nderojmë dhe e respektojmë, mbi të gjitha sepse jemi Parti simotra, PD e Shqipërisë dhe Nea Demokracia. Uroj më të mirën në zgjedhjet që vijnë pas disa ditësh, ku është e sigurt fitorja e Berishës dhe e Partisë Demokratike”,- tha Psomiadis. Në mbyllje të takimit, Bode u bëri thirrje emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetin grek, të bëhen pjesë e vendimit historik për Shqipërinë evropiane, e cila përfaqësohet, siç theksoi Bode, nga programi i PD-së.
Protesta kundër prefektit të Selanikut
Grekët: “Psomiadis, fashist dhe racist”
Vite më parë, një i ri emigrant nga Shqipëria humbi jetën në punë e sipër në Selanik dhe prefekti i Selanikut shpërbleu pronarin, madje u shpreh dhe kundër emigrantit që humbi jetën. Më pas ai vendosi një taksë për çdo emigrant që kapej pa dokumente në Selanik, veprim që ka indinjuar të gjithë komunitetin grek dhe shqiptarë në Selanik. Një nga shoqatat civile greke “Iniciativa Antiraciste e Selanikut” zhvilloi një protestë me banderola duke hyrë në mbledhjen e këshillit të Prefekurës dhe duke hedhur parulla si: “Psomiadis fashist”, “Selaniku një qytet i hapur dhe jo me prefekt racist”, “Solidaritet ndaj emigrantëve”, “Emigrantët janë të mallkuarit e tokës”, etj.
Ky lajm është publikuar: 20/06/2009