E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi me homologët e Ballkanit Perëndimor, ja axhenda

Autori i Lajmit: red.
Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, fqinjë të Shqipërisë, ai i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, do të takohen në qytetin e Vlorës në datat 23 dhe 24 qershor 2009. Lajmi, i njoftuar dje nga zyra e Presidencës, është bërë i ditur që pak ditë më parë nga Kreu i Shtetit gjatë një interviste televizive të tij. Në këtë takim të 4 presidentët do të bashkëbisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe, për bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën e zhvillimit të tij në kuadër të vizionit të përbashkët euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe për mundësinë e një Shengeni ballkanik. Takimi mes tyre do të nisë në orën 19:00 të datës 23 qershor dhe do të vazhdojë më tej ditën tjetër në orën 10:00 ku fillimisht do të ketë një foto familjare dhe më pas do të vazhdojë takimi mes 4 presidentëve. Bisedimet do të mbyllen me një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 11 të datës 24 qershor.
Ky lajm është publikuar: 20/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›