E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët kthehen në Shqipëri për të votuar


Emigrantët i drejtohen sërish pikave kufitare të vendit, këtë herë për të marë pjesë në votimet e 28 Qershorit. Ministria e Brendshme Greke, që nga data 16 Qershor, njeh lëvizjen e lirë të emigrantëve shqiptarë për në vendin e tyre duke i krijuar kështu lehtësirat për pjesmarje në votime. Që nga data 16 Qershor, afati i fillimit për hyrjen e emigrantëve në Shqipëri me rastin e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë që njihet nga pala greke, kanë hyrë në vend kalimin kufitar të Kapshticës ( Devoll) mbi 14 mijë persona, pjesa më e madhe e të cilëve emigrantë. Vetëm në 24 orët e fundit, sipas të dhënave zyrtare të policisë kufitare në Kapshticë, janë rregjistruar në hyrje për në Shqipëri 2801 persona dhe 728 automjete. Emigrantët e ardhur nga Greqia nëpërmjet vend kalimit kufitar të Kapshticës, në pjesën më të madhe të tyre deklarojnë se kanë ardhur në atdhe për të marë pjesë në votime, duke shprehur kështu dëshirën e tyre për të shprehur vullnetin e lirë në zgjedhjet e 28 Qershorit. Ata u shprehën se shpresojnë që vota e tyre të ndikojë sa më pozitivisht për të ardhmen e vendit dhe mirqënien ekonomike pasi një ditë jo të largët do të kthehen përfundimisht në atdheun e tyre. Sipas autoriteteve të policisë kufitare në Kapshticë, numri më i madh i emigrantëve të ardhur nga Greqia për të marë pjesë në votime, pritet të rregjistrohet ditën e premte dhe në fundjavë. Nga ana e kësaj policie, janë marë që tani masat për lehtësimin e procedurave të kalimit në kufi për emigrantët që do të qarkullojnë gjatë këtyre ditëve me rastin e zgjedhjeve të 28 Qershorit.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›