E Diel, 1 Nëntor 2026

Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave u miratua edhe vendimi: V E N D I M PËR TRANSFERIMIN E TEATRIT KOMBËTAR DHE TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE NË MJEDISET E QENDRË

Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave u miratua edhe vendimi:

V E N D I M

PËR

TRANSFERIMIN E TEATRIT KOMBËTAR DHE TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE NË MJEDISET E QENDRËS NDËRKOMBËTARE TË KULTURËS "PJETËR ARBNORI"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 15, shkronja "c", të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme, të shtetit", me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Transferimin e Teatrit Kombëtar dhe të Galerisë Kombëtare të Arteve në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës "Pjetër Arbnori".

2. Brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të bëjë lirimin e mjediseve dhe sipërfaqeve funksionale të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës nga aktivitetet private e të përgatisë rikonstruksionin e qendrës në funksion të destinacionit të ri publik.

3. Ngarkohet ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›